Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Adnan Nezirin nga Aleanca për Shqiptarët kanë takuar banorët e Porojit.
“Sonte, takim rasti patëm edhe me banorët e Porojit, me ç’rast theksuam se tashmë shqiptarët janë bashkuar në Aleancën ne BESË. Me këtë bashkërisht me z. Adnan Neziri e Arif Selami, bëmë të ditur se pas fitores së madhe me 29 Tetor, do t’i realizojmë të gjitha zotimet tona për një Tetovë me shumë ndryshime për të mirën tonë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin për këtë takim.



