Koalicioni “Aleanca me BESË” po jep frytet e para. Dy këshilltarët e këtij koalicioni bëjnë dallimin e nevojshëm për formimin e këshillit komunal dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit. Andaj, dy këshilltarët Dritan Ademi nga Lëvizja BESA dhe Erkan Shabani nga Aleanca për Shqiptarët, kanë vendosur që përmes një platforme të detajuar të vendosin kushtet që kanë të bëjnë me avancimin e opozitës së shqiptarëve në Komunën e Butelit.“Për t’i realizuar kërkesat e banorëve shqiptarë të Komunës së Butelit, Aleanca me Besë ka përpiluar platformë të përbashkët ku kërkesat tona do të jenë nënkryetari I Komunës dhe kryetari…
Author: almakos
Në rrjedhën e takimeve “derë më derë” me qytetarët, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar në komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi, së bashku me aktivistët e partisë së tij dhe të Aleancës për Shqiptarët, sot u ndal në lagjen ‘Xhon Kenedi’, ku vizitoi shumë familje që siç u shpreh Ibrahimi, për t’i falenderuar që i kanë mbështetur në rrethin e parë dhe njëkohësisht të kërkojnë që mbështetjen e njëjtë t’ua japin edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Ritëm i njëjtë i takimeve dhe vizitave, tha më tej Ibrahimi, do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, deri në përfundimin…
23 October VMRO-DPMNE ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe gjykatat është duke i përgjuar krerët e VMRO DPMNE-së. Sipas Olver Andovon nga VMRO-DPMNE-ja, kjo që ndodh në Maqedoni paraqet një skandal. Këtë që e bën MPB-ja është legale dhe me urdhër të gjykatës përmes prokurorisë publike. Pikërisht prokuroria është ajo që po kryen hetimet. Kështu shkruan MPB në pyetjen tonë nëse i ndjek komunikimet e krerëve të VMRO DPMNE-së. Ky është një skandal dhe sulm ndaj demokracisë pluralizmit dhe mendimit të lirë, ky është një skandal I madh dhe nuk ka parti…
23 October “Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Prokurorisë Publike, hetimet e 27 prillit e ka filluar nga vërtetimi i veprave penale të cilat nuk vërehen drejtpërdrejtë nga kamerat e sigurisë, respektivisht vërtetimin e dyshimeve se më 27 prill në Kuvend ka pas të përfshirë edhe agjentë sekret nga shërbimet e sigurisë. Organi i akuzës, përmes këtyre hetimeve duhet të vërtetojë se cili ka qenë roli i agjentëve sekret, motivi i tyre dhe ndikimi i tyre ndaj gjendjes faktike në dhunën e të enjtes së përgjakshme”. Nga Prokuroria Publike nuk japin informacione se cilët agjentë konkretisht po hetohen,…
23 October Një pjese e konsiderueshme e qytetarëve nuk e kanë idenë se çfarë feste është 23 Tetori. Për kamerën e Televizionit Alsat, qytetarët e anketuar kishin pak njohuri për shënimin e kësaj date. “Jo, çfarë feste, jo”. “Jo, çfarë feste është”? “Nuk e di çfarë feste është”. “Po, festë. Nuk e di, e VMRO-së më duket”. “Po, po e VMRO-së”. “E di, dita e VMRO-së”. “Të them të drejtën e di, 23-shi i VMRO-së”. Qytetarët ndajnë njohuri të ndryshme rreth kësaj feste por kanë qëndrim të ngjashëm sa i takon faktit se në vend ekzistojnë shumë festa dhe ditë…
23 October Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se nuk do të ketë nevojë për intervenim politik në Greqi për t’i ekstraduar agjentët sekret Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski. Ai tha se problemi i vetëm i fqinjit tonë jugor është emri, ndërsa dy vendet në planet tjera funksionojnë normalisht dhe se nuk ka pengesa për zbatimin e ligjit ndërkombëtar. Maqedonia ka lidhur me Greqinë marrëveshje të tilla, në fakt në të kaluarën dhe me qeverinë e kaluar Maqedonia nuk ka pasur probleme në të gjitha aspektet, përveç çështjes së emrit. Në të vërtetë ne kemi bashkëpunim me Greqinë nga çdo…
23 October Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për “24 vesti” ka thënë se qëllimi i Athinës nuk është që të nënçmojë identitetin dhe kulturën e qytetarëve, por të gjendet zgjidhje për emrin që do të ishte ndryshe nga referenca Maqedonia. Papandreu, mes tjerash ka shtuar se emrit mund ti shtohet “E veriut” ose diçka tjetër por jo të qëndroj referenca Maqedonia. Lidhur me atë nëse ekziston mundësia që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën IRJM, Papandreu është shprehur se ekziston disponim i mirë tek pala greke. Ai tha se sa më gjatë anashkalohet problemi i emrit…
23 October 207 nxënësit e fshatit Novosellë të komunës së Bogovinës, shkolla e të cilëve një ditë më parë u përfshi nga flakët dhe u dogj në tërësi, nga dita e nesërme do të mësojnë të shpërndarë. Disa klasë do vendosen tek zyrat e bashkësisë lokale të fshatit Novosellë të komunës së Bogovinës ndërsa do shfrytëzohet edhe xhamia e fshatit. Këtë sot për Alsat e bëri të ditur përgjegjësi për arsim i komunës së Bogovinës, Nuriman Tefiku i cili tha se e njëjta formë është përdorur për mësim në vitin 2011 kur edhe është riparuar shkolla. Ne bashkërisht me drejtorin…
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk pret që për shkaqe politike të pengohet ekstradimi i Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovsit nga Greqia në Maqedoni. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Draçevë, Zaev tha se Maqedonia ka vendosur bashkëpunim me Greqinë dhe pret që të zbatohet e drejta ndërkombëtare, ndërsa ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Grujevski dhe kolegu i tij Boshkoski, të cilët akuzohet nga PSP të ekstradohen. “ Me të vërtetë kemi bashkëpunim me Greqinë nga çdo aspekt i mundshëm. Ministritë e punëve të brendshme dhe ato e drejtësisë bashkëpunojnë dhe besoj se…
Para banorëve të Dollogozhdës kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela siguroi që koalicionimi me Lëvizjen Besa do të vazhdoj të funksionoj edhe më tej në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë dhe të bashkuar do të mund që ta mposhtin të keqen, duke shtuar më tej se kjo është një garë në mes të mirës dhe të keqes. Është shumë e pa kuptushme për të që aktorët politik që dikur thirreshin në baza kombëtare, po të njejtët tani krenohen që kanë mbështetje nga elektorati maqedonas. Ndër tjera Sela struganëve u premtoi se këtë qytet…
Policia ka raportuar se dje në pikën kufitare në Jarinje, në autobusin e udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues.Me autobus udhëtonin 57 udhëtarë. Me urdhër të prokurorit, ndaj tre të dyshuarve, serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar. Telegrafi kishte raportuar dje lidhur me këtë rast, me ç’rast lajmin e kishte konfirmuar edhe policia.
Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni organizon transport falas nga Berlini për të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë për koalicionin Aleanca me Besë në zgjedhjet lokale.“Të nderuar bashkatdhetarëAutobusë falas për mërgimtarët nga Berlini të cilët duan të votojnë Aleancën me Besë!Ju që keni interesim të udhëtoni në vendlindje për të votuar Aleancën me Besë, ju sigurojmë autobus falas nga Berlini! Udhëtimi parashihet si vijon: Nisja ditë e Premte 27.10.2017 kurse kthimi ditën e hënë 30.10.2017Për informata më të detajuara për ju që keni interesim, ju lutemi të shkruani në faqen zyrtare të Ldshm CH”, thuhet në njoftimin e LDSHM-së.

