Koalicioni “Aleanca me BESË” po jep frytet e para. Dy këshilltarët e këtij koalicioni bëjnë dallimin e nevojshëm për formimin e këshillit komunal dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të këshillit. Andaj, dy këshilltarët Dritan Ademi nga Lëvizja BESA dhe Erkan Shabani nga Aleanca për Shqiptarët, kanë vendosur që përmes një platforme të detajuar të vendosin kushtet që kanë të bëjnë me avancimin e opozitës së shqiptarëve në Komunën e Butelit.
“Për t’i realizuar kërkesat e banorëve shqiptarë të Komunës së Butelit, Aleanca me Besë ka përpiluar platformë të përbashkët ku kërkesat tona do të jenë nënkryetari I Komunës dhe kryetari I këshillit komunal të Butelit. Pas marrjes së këtyre posteve do të fillojmë me implementimin e platformës ‘Aleancë me Besë”, deklaroi Erkan Shabani, këshilltar.
Përveç dy kushteve politike, Shabani dhe Ademi në platformën e përbashkët parashohin edhe kushte të përmbledhura në tre sfera të rëndësishme, infrastrukturë, arsim dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Në pjesën e infrastrukturës platforma e koalicionit Aleanca me Besë parasheh zgjidhjen e çështjes së ujit për pije në fshatin Luboten, ndërtimin dhe riparmin e rrugëve në vendbanimet shqiptare, ndërtimin e ambulancës, garazheve në kate dhe të tjera. Në sferën e arsimit poashtu parashihen objekte të shkollave, salla sportive, çerdhe, qendra rekreative dhe qendra për qëndrim ditor. Në pjesën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat kërkohet përfaqësimi horizontal dhe vertikal i shqiptarëve në udhëheqësinë dhe administratën komunale, si dhe në institucionet që janë nën ombrellën e Komunës së Butelit.
“Arsyeja më e madhe e këtij bashkëpunimi është se votuesi shqiptarë në komunën e Butelit veç për herë të dytë na jep një porosi të qartë me votën e tyre pro opozitës shqiptare. Dhe pikërisht për këtë arsye, si rezultat i këtij mesazhi që naka ardhur nga votuesit tonë shqiptarë të kësaj komune ne arritëm të koordinojmë platformën tonë dhe të bëjmë diçka për të mirën e përgjithshme të banorëve shqiptarë të Komunës së Butelit. Nga njëra anë ne jemi një komunë me të gjitha shenjat e një komune urbane ndërsa në anën tjetër kemi vendbanime apo lagje të cilat nuk i kanë kushtet elementare për jetë siç është uji i pijshëm, infrastruktura rrugore”, u shpreh Dritan Ademi, këshilltar.
Pikat e vendosura në platformën e përbashkët janë edhe të afatizuara në periudha të caktuara kohore. Dy këshilltarët e koalicionit të përbërë nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët kanë rolin vendimtar në përcaktimin e shumicës së re në këshillin komunal të Butelit, pasi dy partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM kanë nga 8 këshilltar, ndërsa BDI ka vetëm një.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut
- Emergjencë mjekësore në det, turisti anglez shfaq probleme shëndetësore në kroçierë! Ndërhyn Kapiteneria e Durrësit
- Këmbimi valutor 20 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga

