Lideri i Lëvizja Besa, njëheri kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka akuzuar kryetaret aktuale të kësaj komune, Teuta Arifin se po keqpërdorë buxhetin e komunës për blerje votash. Ai tha se Arifi po shpenzon buxhetin e komunës për njerëz që i kryejnë shërbime personale asaj, siç thekson ai, duke shfrytëzuar linjën buxhetore të kontratave mbi vepër. Bilall Kasami, Lëvizja Besa ]”Sipas informatave tashmë të publikuara nga organizata që monitorojnë komunën, 113.6 milionë denarë janë shpenzuar për kontrata mbi vepër (1 milion e 830 mijë euro), ndërsa e pushtuar nga paniku i humbjes tashmë…
Author: almakos
E keqja mbi të gjitha të këqijat që u ndodhi shqiptarëve në shekullin 20 ishte komunizmi. Kështu thotë studiuesi Qerim Lita, i cili shpjegon se kjo ideologji nuk u pranua nga shqiptarët por u imponua nga qarqet e ndryshme anti-shqiptare me qendër në Moskë, e më pas në Beograd, Shkup, Tiranë e Prishtinë. Historiani Qerim Lita shpjegon se tradhtia që u ndodhi shqiptarëve në Maqedoni, ishte që në mbledhjen e parë të ASNOM-it, që u mbajt më 2 gusht 1944 ku nga 125 delegatë nuk mori pjesë asnjë shqiptarë. Me ndërhyrjen e qarqeve të tjera, më 4 gusht aty u…
Çarshia e Shkupit e cila ka rendësi të madhe kulturore dhe artistike po ballafaqohet me probleme të shumta. Pamjet që i shihni flasin për gjendjen aktuale të saj. Rruga që është e frekuentuar nga shumë njerëz e shpesh edhe nga automjete është e mbytur në baltë. Punimet e nisura në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat kanë mbet në gjysëm e kanë lënë Çarshinë e Shkupit në gjendje të mjerueshme. Qytetarët ankohen për vështirësitë e tyre që kanë gjatë kryerjes së punëve të përditshme. Ata madje thonë se një vendi tërheqës si çarshia po i humbet…
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe drejtuesit më të lartë të kësaj partie ishin mbrojtësit më të mëdhenj të VMRO-DPMNE-së, liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski dhe marrëdhënieve me këtë parti. Sekretari i BDI-së, Abdilaqim Ademi, ishte prezent edhe në kongresin e 15 të VMRO-së ku para simpatizantëve të kësaj partie, jo më larg se para dy viteve, foli për marrëdhëniet kualitative mes dy partive. Abdilaqim Ademi, (maj 2015) “Në fillim do të doja të theksoj kualitetin e bashkëpunimit midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe atë jo vetëm qeverisës por edhe në nivel partiak. Me qëllim them bashkëpunim kualitativ, sepse ajo nuk…
Janë refuzuar thuajse të gjitha paditë e partive ndaj vendimeve të KSHZ-së lidhur me parregullsitë zgjedhore. Gjykata Administrative njoftoi se vetëm një, prej 28 padive ka arritur të marrë dritë jeshile si ankesë e bazuar. Ndërsa për pjesën tjetër, ose është vlerësuar se nuk ka bazë për parregullsi, ose se raportet e komisioneve janë nënshkruar pa shënuar vërejtje për ndonjë shkelje të Kodit Zgjedhor.Padia e vetme e cila u pranua është ajo e VMRO DPMNE-së për parregullsi në vendvotimin 2461 në Saraj. Sipas asaj që shkruan në padi, VMRO DPMNE është ankuar se ka patur raste të korrupsionit të votave.…
Kandidati nga radhët e Lëvizjes Besa për komunën e Likovës Shaban Zendeli, tha se edhe përskaj parregullsive të shumta që sipas tij kanë ndodhur në këtë komunë më 15 tetor, ekziston ende shpresë se 29 tetori do të sjellë ndryshimin. Zendeli uron që Likovën mos ta gjejë situata e njëjtë sikur në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, që edhe përkundër të gjitha përpjekjeve dhe angazhimeve, nuk kanë arritur që t’i shmangen parregullsive të shumta që ndodhën atë ditë. Ai tha se nuk janë dorëzuar, por përkundrazi janë mobilizuar edhe më shumë që në rrethin e dytë të korrin sukses.…
Në kuadër të fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, LSDM mbrëmë ka mbajtur tubim në Makedonski Brod. Kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, tha se mbështetja e parë për këtë komunë nga ana e qeverisjes lokale do të jetë konsolidimi financiar dhe stabilizimi i komunës, me qëllim që siç tha ai, kjo komunë të fitojë shansa të drejta dhe perspektivë serioze. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Makedonski Brodit që t’i japin mbështetjen më 29 tetor. Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së “Ne udhëheqim luftë të ndershme, luftë patriotike, për komunën tonë, për të gjithë qytetarët e Makedonski…
24 October Temperaturat e ulëta kanë shtuar përgatitjet për sezonin dimëror, posaçërisht në shkollat fillore dhe të mesme në vend. Shkolla fillore “Dituria” Saraj, bashkë me tre shkollat periferike në fshatrat Gërçec, Krushopek dhe Lubin tashmë dy javë ka filluar të ngrohë objektet, varësisht prej temperaturave të ditës. Ngrohjen e kemi me naftë dhe sasitë që janë të parapara në bazë të hapësirave që i kanë shkollat janë të siguruara, ndërsa në shkollën periferike në Lubin ku ngrohja ishte me dru, tash për herë të parë atje e kemi ngrohjen me peleta dhe sasitë e nevojshme prej 8 mijë kg…
24 October Orientimi i Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s është real dhe në këtë kontekst Rusia nuk mund të jetë opsion. Kështu vlerëson ish ambasadori Risto Nikovski, sipas të cilit askush në vend nuk është i orientuar pro Rusisë. Rusia nuk është opsion, nuk është alternativë e perspektivës, interesit, dëshirës dhe aspiratës sonë euro-atlantike. Mendoj se ky është një realitet në të cilin jetojmë dhe të gjitha spekulimet dhe manipulimet se Rusia vjen, se dikush në Maqedoni është I orientuar pro-Rusisë, se do ndonjë bashkim me Rusinë dhe ngjashëm janë spine, trillime joreale – tha Risto Nikovski, Ish ambasador në…
24 October Votuesit që janë pjesë e listës zgjedhore por që pas rrethin të parë të zgjedhjeve u ka skaduar dokumenti i identifikimit ose pasaporta, në rrethin e dytë nuk do të ketë të drejtë të votojnë në rast se nuk nxjerrin dokument të ri. Me apel të KSHZ-së, këto persona ftohen të aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë ditëve që kanë mbetur deri më 29 tetor, që të marrin dokumente të reja. Këtë ne e bëjme në mënyrë preventive. Ata votues të cilëve u ndodh që eventualisht të dy dokumentet për identifikim u kanë skaduar, MPB-ja ashtu…
Koalicioni shqiptarë Aleanca me BESË po vazhdon aktivitetet edhe në komunën e Bogovinës për rrethin e dytë të zgjedhjeve.Albon Xhemaili i Aleancës për shqiptarët së bashku me Minur Asanin e BESËS në shtabin e tyre të përbashkët në fshatin Kamjan kanë takuar aktivistë dhe simpatizant të këtij koalicioni.Në rrethin e dytë Xhemaili do të përballet me Berzah Bejtullahun e BDI-së, ndërsa nëse krahasohen rezultatet nga rrethi i parë, pritet fitore bindës e kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, Albon Xhemaili.
24 October Eurodeputetët iniciojnë pajtimin dhe dialogun mes qeverisë dhe opozitës në Maqedoni, nëpërmjet një seri takimesh në të cilat do të diskutoheshin tema për të cilat ekzistojnë dallime. Këtë informacion për “360 Gradë” në Alsat-M e konfirmoi raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgël. Ai shpjegon se ideja tashmë ishte vënë në tavolinë gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup, së bashku me kolegët Flekenshtajn dhe Kukan, menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re. Ne ramë dakord që do të ofrojmë një mekanizëm, një tribunë/forum që ka në dispozicion Parlamenti Evropian, i cili është procesi i dialogut…

