E keqja mbi të gjitha të këqijat që u ndodhi shqiptarëve në shekullin 20 ishte komunizmi. Kështu thotë studiuesi Qerim Lita, i cili shpjegon se kjo ideologji nuk u pranua nga shqiptarët por u imponua nga qarqet e ndryshme anti-shqiptare me qendër në Moskë, e më pas në Beograd, Shkup, Tiranë e Prishtinë. Historiani Qerim Lita shpjegon se tradhtia që u ndodhi shqiptarëve në Maqedoni, ishte që në mbledhjen e parë të ASNOM-it, që u mbajt më 2 gusht 1944 ku nga 125 delegatë nuk mori pjesë asnjë shqiptarë. Me ndërhyrjen e qarqeve të tjera, më 4 gusht aty u vendosën dy shqiptarë. Tradhtia tjetër ishte kur ASNOM-i, i fton shqiptarët që ti bashkëngjiten frontit nacional çlirimtar. Si rrjedhojë u themelua brigada e katër shqiptare e cila numëronte, 7500 ushtarë, shumica prej të cilëve u vranë në luftën e Stremës.
Qerim Lita, Historian
Me urdhër të shtabit kryesor të atëhershëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Maqedonisë u arrestuan të gjithë meshkujt shqiptarë nga mosha 18 deri në 50 vjeçarë dhe u dërguan në kampet e përqendrimit. U bënë disa masakra ndaj popullsisë civile, ndër ta duhen theksuar masakra që ndodhi në Bllacë të Shkupit, masakra e Izvorit, masakra e Kërçovës, masakra e Gostivarit. Dy masakrat që ndodhën në Dubrovnik, Masakra e Dubrovsnikut me 6200 shqiptarë dhe masakra e Tivarit ku 3700 shqiptarë u pushkatuan pa pikë faji.
Pas mbarimit të luftës së dytë botërore ndaj inteligjencës shqiptare komunistët filluan burgosjet politike, u dënuan me vrasje, pushkatim me dhjetëra intelektualë shqiptarë, dëbimin e 143 800 shqiptarëve të cilët në vitet e 50-ta u detyruan me dhunë të shpërngulen për në Turqi, dhe qendrat shqiptare nga Shkupi deri në Manastri u mbushën me 50 mijë refugjatë politik nga Greqia. Por edhe heqja e të drejtave nga kushtetuta e 1974-ës, ku shqiptarëve me nenin 56 iu mohua e drejta si element shtet formues. I njëjti avaz vazhdoi edhe pas demokracisë në vitin 1991.
Qerim Lita, historian
Kishte procese të shumta të montuara, siç ishte rasti i Bit Pazarit, rasti i Ladorishtës, pastaj rastin i themelimit të USHT-së, rasti i vitit 1997 në Gostivar ku personalisht edhe unë kam qenë i persekutuar dhe shumë figura të tjera të mëdhaja të atëhershme shqiptare. Dëshmuan se politika maqedonase, sidomos ajo komuniste, kishte për qëllim tjetërsimin e shqiptarëve. Duhet theksuar se shqiptarët nga viti 1944 deri në vitin 2001 përjetuan një tmerr të paparë nga regjimet e atëhershme komuniste dhe postkomuniste jugosllavo-maqedonase.
Duke u bazuar në të kaluarën dhe tradhtitë e komunistëve jugosllav ndaj shqiptarëve, historiani Lita thotë se shqiptarët tani janë të vetëdijshëm se çka mund të ndodh nëse mbështesin politikën aktuale të LSDM-së e cila është vazhdimësi e partisë komuniste. Studijuesi Lita thotë se shumica e tyre janë pasardhësit e komunistëve maqedonas të cilët mbi 45 vjet bënë kërdi ndaj çështjes shqiptare. Ai është i mendimit ka ardhur koha që shqiptarët të vetëdijesohen dhe të mos mbështesin projekte antishqiptare
Qeril Lita, historian
Shqiptarët duhet të rreshtohen në projekte kombëtare shqiptare, dhe duhet të dihet mirëfilli, përfundimisht politika maqedonase duhet ta ketë të qartë se ekzistimi i Maqedonisë mund të jetë vetëm nëse shqiptarët i gëzojnë të gjitha të drejtat nacionale, kombëtare, arsimore dhe të jenë të barabartë. Kjo politikë integruese ka për qëllim asimilimin apo tjetërsimin e shqiptarit. Ju i shifni edhe vetë se cilat struktura udhëheqëse të ashtuquajtura shqiptare janë kyçur drejtpërsëdrejti në LSDM. Ka trashëgimtar që paraardhësit e tyre kanë qenë përgjegjës për marrjen e masave ndëshkuese sidomos të viteve ’80-ta ndaj inteligjencës shqiptare.
Trashëgimtarët e këtyre, thotë Lita, sot kyçen në strukturat udhëheqëse si politike ashtu edhe ekzekutive nga ana e qeverisë së sotshme, apo nga udhëheqësi i LSDM-së Zaev.
Mefail Ismaili /SHENJA/

