Janë refuzuar thuajse të gjitha paditë e partive ndaj vendimeve të KSHZ-së lidhur me parregullsitë zgjedhore. Gjykata Administrative njoftoi se vetëm një, prej 28 padive ka arritur të marrë dritë jeshile si ankesë e bazuar. Ndërsa për pjesën tjetër, ose është vlerësuar se nuk ka bazë për parregullsi, ose se raportet e komisioneve janë nënshkruar pa shënuar vërejtje për ndonjë shkelje të Kodit Zgjedhor.
Padia e vetme e cila u pranua është ajo e VMRO DPMNE-së për parregullsi në vendvotimin 2461 në Saraj. Sipas asaj që shkruan në padi, VMRO DPMNE është ankuar se ka patur raste të korrupsionit të votave. Tani KSHZ e ka radhën që të tregojë nëse me rivotim në këtë vendvotim, mund të ketë ndonjë ndryshim të rezultatit zgjedhor.
Padia e vetme e Aleancës për shqiptarët për një vendvotim në Gostivar,poashtu nuk e kaloi filtrin e Gjykatës Administrative. Gjykatësja Diturie Elezi Neziri në vendimin e refuzimit, ka theksuar se padia e Aleancës nuk i ka përmbushur kushtet formale që të shqyrtohet. Thuhet se padia nuk është dorëzuar prej personit të autorizuar, por prej parashtruesit të listës së kandidatëve për kryetar dhe këshilltarë dhe në fund është vërejtur se edhe koha kur është dorëzuar është jashtë korrnizave ligjore. Në vendimin gjyqësor shkruan se padia duhet dorëzuar më së voni 24 orë pas vendimit të KSHZ-së. Aleanca ankohej se në këtë vendovotim, nënkryetarja e komisionit zgjedhor i ka dhënë një qytetari dy fleta të votimit për këshilltar komunal, e jo siç duhet, një për kryetar dhe një për këshilltarë.
Ferikan Iljazi Arifi
Data 20.05.2026
Aktuale
- Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut
- Emergjencë mjekësore në det, turisti anglez shfaq probleme shëndetësore në kroçierë! Ndërhyn Kapiteneria e Durrësit
- Këmbimi valutor 20 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga

