Ziadin Sela nga Tetova, ku së bashku me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po zhvillojnë takim me intelektualët shqiptarë, tha se ai është sot në Tetovë për t’i dhënë mbështetje Kasamit në garën e tij për komunën e Tetovës.“Sot jam në Tetovë përkrah kandidatit të Tetovës, njëherit kryetarit të BESËS. Ne kemi një koalicion, i cili them është koalicion i fitores, ngadhënjimit i të rejës ndaj të vjetrës. I uroj sukses dhe aspak skam dyshim se fitorja do të jetë prej Likovë, Tetovë, fitoja do të jetë e koalicionit Aleancë me BESË.”, tha Sela, raporton SHENJA.Siç mund të shihet…
Author: almakos
Mot i thatë dhe dukshëm më i ngrohtë gjatë ditës, paralajmëron për nesër dhe të premten Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Ftohje e re e theksuar e motit të përcjellë me erë të përforcuar veriore dhe reshje lokale të shiut do të ketë të shtunën. Të dielën do të ketë stabilizim, ndërsa nga e hëna sërish pritet ftohje me erë të përforcuar dhe reshje të shiut dhe borës.Temperatura maksimale të premten do të arrijë 24 gradë, ndërsa të martën temperatura minimale do të ulet – 4 gradë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës Bexhet Pacolli përshëndeti harmoninë politike ndëretnike të Maqedonisë, pa specifikuar se çfarë nënkuptonte me këtë përkufizim. Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Pacolli zgjodhi që të vijë të takojë krerët e lartë të Maqedonisë dhe tu japë mesazhe mbështetjeje për antarësim sa më të shpejtë në NATO dhe BE.Por Pacolli si afarist që është, nuk la mundësinë që ta theksojë nevojën e krijimit të një zone të përbashkët ekonomike dhe heqjen e tatimeve për prodhime të Maqedonisë në Kosovë dhe anasjelltas.Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov ishte decid se Kosova do ta ketë mbështetjen e…
Dy liderët e partive shqiptare, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kanë planifikuar që sot të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në Komunën e Tetovës. Fillimisht, ata do të realizojnë takim me intelektualët e shquar shqiptarë në Universitetin e Evropës Juglindore.Më pas, Kasami dhe Sela do të zhvillojnë takime me qytetarë në Tetovë.
Intensifikimi i bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh politik dhe ekonomik, me theks në bashkëpunimin infrastrukturor dhe energjetik, do të jenë në fokus të vizitës zyrtare të sotme të shefit të diplomacisë së Kosovës, Begjet Pacolli në Maqedoni.Shefi i diplomacisë kosovare gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.Siç bëri të ditur MPJ, është planifikuar që ai të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nga kryeministri, Zoran Zaev.Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në suaza të organizatave rajonale dhe…
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka vdekur edhe një fëmijë i porsalindur. Bëhet fjalë për vdekje që vjen nga helmimi i gjakut që ndryshe njihet si sepsa. Fëmija që tanimë ka ndërruar jetë është lindur nga një nën 16-vjeçare. Nëna e re ka lindur binjakë kurse fëmija i mbijetuar është në kujdes intenziv dhe për të thuhet nga spitali se është në gjendje stabile.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pas marrjes së vendimeve për paditë nga Gjykata Administrative, sonte mbajti seancë në të cilën i konfirmoi rezultatet përfundimtare për raundin e parë të zgjedhjeve për komunat për të cilat pati ankesa dhe padi prej partive. Rivotim për votimin e raundit të parë nuk do të ketë në asnjë komunë, ndërsa në raundi i dytë i zgjedhjeve lokale më 29 tetor, sipas KSHZ-së, do të zbatohet në 35 komuna ku në 1.517 vendvotime do të votohet për kryetar komune. Prej komunave të Shkupit raund të dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave do të ketë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së për gjoja ca presione dhe kanosje. Kualifikimet politike me të cilat zotëri Antonio Milloshoski dëshiron ta “identifikojë” policinë, Ministria e Punëve të Brendshme refuzon t’i komentojë, pavarësisht që janë të dëmshme për integritetin e çdo të punësuari në këtë institucion, për vetë institucionin dhe për procesin zgjedhor në tërësi, vlerëson MPB-ja. Më tej në reagim theksoht se MPB ka reaguar dhe ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për të gjitha denoncimet gjatë raundit të parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe se njëherësh me angazhimin e bazuar ligjor ka kontribuar për…
24 October Ish-deputetja dhe juristja Ermira Mehmeti ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Shqipëri ku foli edhe për bisedën erotike ku pretendohej se politikania fliste me zevendëskryeministrin e asaj kohe, Musa Xhaferrin. Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi lidhur me ngjarjen, teksa deklaron se aktorët politikë janë në pushtet. Politikania tha se ka fakte që vërtetojnë se kush qëndron pas ngjarjes, madje shtoi se ka edhe foto të vajzës së përfshirë dhe di emrin e saj. “Nuk pres që të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e ka kritikuar kryeministrin Zoran Zaev për shkak të përfshirjes së tij të hapur në fushatë në mbështetje të kandidatëve të BDI-së. “Zaev nuk ka të drejtë që si kryeministër të përkrahë ndonjë parti politike. Kjo bëhet e qartë pasi që sipas Rekomandimeve të Pribesë, Qeveria nuk bën që të përzihet në aktivitetet partiake”, ka thënë Taravari. Ndërkohë, kandidati i Aleancës ka deklaruar se edhe parfaqësuesit e partive maqedonase në Gostivar mbështesin përpjekjet për ta ndyshuar pushtetin aktual në komunë. Taravari, gjithashtu ka thënë se do të…
Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Turke (PDT), në Gostivar, zyrtarizuan marrëveshjen e koalicionimit për raundin e dytë zgjedhore të datës 29 tetor. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i degës së BDI-së, Nevzat Bejta dhe kryetari i degës së PDT-së, Muhittin Kahveci, i cili theksoi që arritja e këtij koalicioni nuk është diçka individuale por vendim i shumicës dhe ky koalicion ka një kohë që pritje të ndodhte. Ndërsa, Bejta tha se ky është një koalicion i natyrshëm që nuk e bëjmë për interesa e anëtarëve të PDT-së apo BDI-së. “E bëjmë për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Ne…
Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në Greqi si pasojë e një aksidenti në punë. Teksa ka qenë duke transportuar një pllakë të madhe metalike, kjo e fundit ka rënë aksidentalisht mbi të duke e plagosur rëndë, e më pas duke ndërruar jetë në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë. Në incident u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kretë dhe sipas medias shqiptari që humbi jetën ishte i moshës 40 vjeçare. Identiteti i të riut nuk është bërë akoma publik nga…

