Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së për gjoja ca presione dhe kanosje.
Kualifikimet politike me të cilat zotëri Antonio Milloshoski dëshiron ta “identifikojë” policinë, Ministria e Punëve të Brendshme refuzon t’i komentojë, pavarësisht që janë të dëmshme për integritetin e çdo të punësuari në këtë institucion, për vetë institucionin dhe për procesin zgjedhor në tërësi, vlerëson MPB-ja.
Më tej në reagim theksoht se MPB ka reaguar dhe ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për të gjitha denoncimet gjatë raundit të parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe se njëherësh me angazhimin e bazuar ligjor ka kontribuar për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta, të lira dhe demokratike sipas vlerësimeve të institucioneve dhe organizatave relevante vendore dhe të huaja.

