Intensifikimi i bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh politik dhe ekonomik, me theks në bashkëpunimin infrastrukturor dhe energjetik, do të jenë në fokus të vizitës zyrtare të sotme të shefit të diplomacisë së Kosovës, Begjet Pacolli në Maqedoni.
Shefi i diplomacisë kosovare gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Siç bëri të ditur MPJ, është planifikuar që ai të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nga kryeministri, Zoran Zaev.
Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në suaza të organizatave rajonale dhe multiraterale.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut
- Emergjencë mjekësore në det, turisti anglez shfaq probleme shëndetësore në kroçierë! Ndërhyn Kapiteneria e Durrësit
- Këmbimi valutor 20 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga

