Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e ka kritikuar kryeministrin Zoran Zaev për shkak të përfshirjes së tij të hapur në fushatë në mbështetje të kandidatëve të BDI-së.
“Zaev nuk ka të drejtë që si kryeministër të përkrahë ndonjë parti politike. Kjo bëhet e qartë pasi që sipas Rekomandimeve të Pribesë, Qeveria nuk bën që të përzihet në aktivitetet partiake”, ka thënë Taravari.
Ndërkohë, kandidati i Aleancës ka deklaruar se edhe parfaqësuesit e partive maqedonase në Gostivar mbështesin përpjekjet për ta ndyshuar pushtetin aktual në komunë. Taravari, gjithashtu ka thënë se do të jenë bashkë me partitë e komunitetit turk në rrethin e dytë të zgjedhjeve. /SHENJA/

