Kreu i BDI-së Ali Ahmeti po kërkon mbështetjen për Berzah Bejtullahun-Xakin në secilin fshat të komunës së Bogovinës duke premtuar kështu shumë projekte dhe një jetë më të mirë për gjithë komunën e Bogovinës ndërsa në krye me Xakin komuna do të përparojë akoma më shumë dhe se institucionet do të investojnë për një jetë më të mirë për qytetarët e komunës së Bogovinës, ka thënë kështu mes tjerave Ahmeti gjatë qëndrimit në fshatin Kamnjan.
Author: almakos
Besim Hoda ka komentuar në “Studio e Hapur”, skandalin e dhënies së përfitimeve materiale për Johan Tarçullovskin. “Ka humbur interesi i reagimit. Po të mos vinte televizioni juaj, edhe te ne do të mungonte reagimi për shkak se përpara kemi reaguar shumë ashpër Qeveria ku bënte pjesë BDI dhe VMRO në mbledhje qeveritare ndan 200 mijë euro për lëshimin e z, Tarçullovski nga Gjykata e Hagës. Dhe absolutisht është ditur edhe kjo tjetra. Me dhjetra herë kemi reaguar ashpër, ku themi ky është nëëmimi më i madh që mund të bëhet lëshohet një kriminel i cili drejtpërdrejt është gjykuar jo…
Gjatë debatit në Studio e Hapur, Visar Ademi është pyetur për dallimin ndërmjet BDI-së së VMRO-së dhe BDI-së esë LSDM-së. “Shkurtimisht asgjë. Pas publikimit të ‘bombave’ kam pritur që të hiqen këta persona dhe të reformohet partia. Kur atëherë nuk u reformua, tash kur figurat e reja, të cilëve prapa u rrinë grupet kriminale. Vendimarrja nuk bëhet nga personat të cilët dalin në billborde dhe fotografi. Prapa perdeve janë po të njëjtin persona që do të vrapojnë për të marrë një tender nga ai që u hedh kocin” Ademi ka theksuar se, në qoftë se zgjatjen e ciklit jetësor të…
Kreu i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Besim Hoda, në emisionin “Studio e Hapur”, ka thënë se BDI nga një lëvizje nacionaliste shqiptare, edhe pse ishe realisht vasale e VMRO-së, tash për një kohë të shkurtër është kthyer në një lëvizje qytetare, ku përsëri sheh se kanë qëllime për përfitime personale. “Mos të mashtrohemi dhe të themi se kjo është një lojë e re, absolitisht jo. Ne që moti e kemi detektuar këtë formë veprimi që e ka pasur edhe VMRO-ja, mirëpo ajo e ka bërë nëpërmjet tre struktura tjera, që kanë kontrolluar EVN-në, Telekomin dhe Rrugët e…
Opinionisti Visar Ademi në emisionin Studio e Hapur, paralajmëron rrezikun që mund të sjellë në të ardhmen ndërhyhrja e drejtpërdrejtë e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që po u bën kandidatëve të BDI-së, të cilër po përballen me kanidatët e Lëvizjess BESA dhe të Aleancës për Shqiptarët. “Si shqiptar e shoh shumë të rrezikshme sepse nëse ndodh që të humbin shumë komuna shqiptare për shkak të ndërhyrjes së kryeministrit mund të ketë edhe protesta të mëdha dhe të krijohet një lloj revolucioni bardh e zi. Si shqiptar e shoh po ashtu të rrezikshme sepse është kundër rekomanimeve të Pribesë…Tash jo…
Shpëtim Pollozani, në Studio e hapur, ka komentuar të ashtuquajturin lsdm-izim i BDI-së, ndërhyrjen direkte të LSDM-së dhe çrregullimet zgjedhore. “Sikur janë pika strategjike Likova dhe Struga. Me të vërtetë Zaev po tregohet më i dëmshëm për shqiptarët sesa VMRO, për arsye se ajo nuk ka ndërhyrë aq hapur në procesin zgjedhor. Tashmë partitë maqedonase për të gjitha vendbanimet shqiptare mund të vendosin se cili do të jetë kryetari. Një parti shqiptare mbledh 2 mijë vota, 10 mijë ia japin ata. Ky po instalon një praktikë jo demokratike anti-shqiptare, por besoj me se koalicionin Aleanca dhe BESa shqiptarët po e gjejnë…
“Do të mundohemi që të bëhemi një komunë që e ndihmon sportin”, ishte kjo porosia që kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi e dha pasi së bashku me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Faruk Avdiun ndoqën ndjeshjen mes klubit të “Shkupit” dhe “Pobedës”. Në rast se ata do të jenë në krye të Komunës së Çairit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, Ibrahimi tha se do të angazhohen që klubi shqiptar ‘Shkupi’ të ketë kushte më të mira, në mënyrë që siç tha ai të kenë edhe funksionim më të suksesshëm. Duke folur përgjithsisht për zhvillimin e…
25 October Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i publikoi konkurset për ndarjen e bursave për nxënësit në shkollat e mesme private dhe publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018. Bëhet fjalë për katër kategori të bursave në vlera të ndryshme të cilat do t’ju ndahen nëntë muaj gjatë vitit shkollor. Njëqind e pesëdhjetë bursa në vlerë prej 2.970 denarë në muaj MASH në vitin shkollor 2017/2018 do t’ua ndajë nxënësve-sportistëve të talentuar. Pesëdhjetë bursa në vlerë prej 2.970 denarë në muaj dedikohen për nxënësit e talentuar. MASH-i do të ndajë edhe 400 bursa për mbështetje sociale të nxënësve nga…
Koalicioni shqiptar Aleanca me BESË, zhvilluan takim me intelektualët shqiptarë në universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Kreu i Lëvizjes BESA, dhe njëherit kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se ky takim bëhet me qëllim të konsultimit me stafin akademik që në të ardhmen të veprojnë në të mirën e zhvillimit të komunitetit dhe komunës së Tetovës.Ndërkaq bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët e cilësoi si një të pritur gjatë kohë, duke shtuar se i njejti është në kohë të duhur dhe do të jep rezultatet e duhura të cilat do të jenë rezultate për ndryshim dhe…
Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov kërkon zhbllokim të integrimeve të Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ivanov këtë kërkesë e ka shprehur gjatë takimit që ka realizuar sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Pas këtij takimi, ai tha se ka kërkuar impuls të ri dhe porosi pozitive në drejtim në zhbllokimit të integrimit të vendit në BE dhe fillim të negociatave qasëse për anëtarësim. “U diskutuan shumë tema për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, situata në rajon dhe kriza e migrantëve, por edhe për shqetësimin tonë për situatat në BE, përkatësisht ajo çfarë po ndodhë kohëve të…
25 October E ardhmja evropiane e Maqedonisë dhe e gjithë ajo që bën vendi që më në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishte fokusi i takimit mes presidentit Gjorge Ivanov dhe presidentit të Këshillit të Evropës Donalld Tusk. Ivanov nga Këshilli Evropian ka kërkuar një impuls të ri dhe mesazh pozitiv në drejtim të zhbllokimit të integrimit. Në takim është biseduar edhe për krizën e migrantëve, situatën në rajon si dhe si ndikimin në politikën e BE-së, që nga pavarësia e Katalunjës. Alsat-M
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov ia tha në sy homologut të tij nga Kosova Bexhet Pacolli, se Maqedonia do të jetë neutrale për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Dimitrov nuk dëshironte të hidhërojë as Kosovën, e as Serbinë, prandaj tha se do të donin që të jenë anash këtij procesi. Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë “Maqedonia këtë çështje e shqyrton me kujdes të veçantë pasi është çështje që ndan dy fqinjë tanë…Ne nuk duam të luajmë rol kyç në këtë çështje pasi pikërisht, tangon dy fqinjë tanë…Do e kemi parasysh interesin e miqve të Kosovës, Serbisë…

