Koalicioni shqiptar Aleanca me BESË, zhvilluan takim me intelektualët shqiptarë në universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Kreu i Lëvizjes BESA, dhe njëherit kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se ky takim bëhet me qëllim të konsultimit me stafin akademik që në të ardhmen të veprojnë në të mirën e zhvillimit të komunitetit dhe komunës së Tetovës.
Ndërkaq bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët e cilësoi si një të pritur gjatë kohë, duke shtuar se i njejti është në kohë të duhur dhe do të jep rezultatet e duhura të cilat do të jenë rezultate për ndryshim dhe fitore për të gjithë shqiptarët.
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA
“Bashkëpunimi gjithmonë fiton karshi përçarjes dhe ne e dëgjuam zërin e popullit dhe besojmë se populli do të reflektojë dhe do të, sot jorastësisht jemi këtu, bashkë me profesorë që të konsultohemi, të bisedojmë, që rezultatet e kësaj fitoreje të mund t’i materializojmë sa më mirë dhe për t’i materializuar në interes të qytetarëve, gjithqysh që do të na duhet përkrahja e stafit akademik dhe profesorëve, veçanërisht në Tetovë që kemi dy universitete”.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se ai sot ndodhet në Tetovë për t’i dhënë mbështetje Kasamit në garën e tij për komunën e Tetovës. Koalicionin shqiptar Aleanca me Besë, Sela e cilësoi si një ngadhënjim të së rejës ndaj të vjetrës. Ai shtoi se e kupton frikën e BDI-së, ngase ata, sipas tij i pret një humbje. Sela tha se arritja e marrëveshjes për bashkëpunim për raundin e dytë në zgjedhjet lokale është vetëm një pikënisje edhe për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Çështjet që na bashkojnë janë më të mëdha se çështjet që na ndajnë. Kjo nuk është koalicion vetëm për zgjedhjet lokale, është fillimi i një koalicioni për zgjedhjet parlamentare. Ka arsye përse BDI të ketë frikë, të jenë shqetësuar, të sillen si pa kokë. Kur do që të jenë zgjedhje do t’i shohim në opozitë”
Në këtë takim morrën pjesë intelektualë të shquar si Abdylmenaf Bexheti, Rufi Osmani, Ali Pajaziti, Izet Zeqiri dhe shumë intelektualë tjerë të shquar shqiptarë.
Ndërkaq menjëherë pas takimit me intelektualët, të dy krerët e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, marshuan nëpër rrugët e Tetovës ku takuan qytetarët e saj, duke kërkuar bashkërisht mbështetjen për kandidatin e Lëvizjes BESA më 29 tetor. Një numër i madh aktivistësh dhe simpatizantë të këtij koalicioni iu bashkangjitën këtij marshi, për të mbaruar në sheshin Iliria, ku të dy krerët e të dyja partive mbajtën një fjalim rasti. Ziadin Sela nga sheshi “Liria” në Tetovë, bëri thirrje deri tek votuesit e Aleancës për Shqiptarët që dhe të gjithë qytetarët e Tetovës që në raundin e dytë në Tetovë të votohet Bilall Kasami.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Këtë mesash e them shumë natyrshëm e them në gjuhën shqipe pa pasur nevoja që të kem prapa, ku di unë gjuhë tjera, dhe pa pasur nevoja që të zihemi ngushtë nga ai mesazh që japim. Të tjerët që dalin dhe tani për një grusht vota, nuk e dijë a e kanë në natyrën e tyre apo dalin nga natyra e tyre, do të kisha dash që të dalin nga natyra e tyre dhe në natyrën e tyre të jetë indi kombëtar shqiptarë, por siç duket e kanë pasur në natyrën e tyre do të duhet të turpërohen, realisht do të duhet të turpërohen”Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA
“Sot shqiptarët kanë ardhur në një situatë që një parti siç është LSDM me kryetarin e saj, të vinë në komunat shqiptare dhe të na tregoj se kush duhet të jetë kryetar i këtyre komunave dhe kush duhet të udhëheq me këto komuna. Por, besoj se qytetarët e këtyre komunave, që nga Çairi e deri në Strugë e kaun kuptuar se ata janë të cilët vendosin dhe ata do të vendosin më së miri se kush do t’i udhëheq për mandatin katër vjeçar”,
Ata thanë se kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, dhe se kjo dorë, do të jetë edhe për ata të cilët dëshirojnë të jenë në shërbim të shqiptarëve. Ndërkaq theksuan se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

