Besim Hoda ka komentuar në “Studio e Hapur”, skandalin e dhënies së përfitimeve materiale për Johan Tarçullovskin.
“Ka humbur interesi i reagimit. Po të mos vinte televizioni juaj, edhe te ne do të mungonte reagimi për shkak se përpara kemi reaguar shumë ashpër Qeveria ku bënte pjesë BDI dhe VMRO në mbledhje qeveritare ndan 200 mijë euro për lëshimin e z, Tarçullovski nga Gjykata e Hagës. Dhe absolutisht është ditur edhe kjo tjetra. Me dhjetra herë kemi reaguar ashpër, ku themi ky është nëëmimi më i madh që mund të bëhet lëshohet një kriminel i cili drejtpërdrejt është gjykuar jo vetëm kombtarisht nga shqiptarët, por edhe ndërkombëtarisht. Njeriu që ka bërë gjenocid mbi popullatën civile shqiptare paguhet po nga struktura që i ka marrë votat e shqiptarëve. Sa herë që thirremi për të ndërtuar një vizion të përbashkët të një shteti duke relativizuar ata që na kanë viktimizuar, kur nuk kemi pushtet në të, ne kemi pësuar”, ka thënë Hoda.

