Author: almakos

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ka ndodhur një përleshje mes policisë dhe studentëve protestues të cilët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA). Të mbledhur me thirrjen e bërë nga grupet e majta që operojnë në universitete, studentët kanë protestuar kundër pezullimit të shpërndarjes falas të teksteve shkollore. Studentët që u mblodhën në qendër të qytetit, nën brohoritjen e sloganeve tentuan të hynin në ndërtesën e parlamentit. Pas sulmit të studentëve me shkopinj ndaj forcave policore që ndodheshin në ambientet e jashtme të parlamentit, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës. Sipas informacioneve të marra nga…

Lexo më Shumë

26 October VMRO DPMNE-ja akuzon Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski se po keqpërdor këtë dikaster. Oliver Andonov nga partia e Gruevskit tha se kjo ministri nuk po ndërmerr asnjë masë kundër krimeve zgjedhore. Sipas tij, çdo ditë pas rrethit të parë zgjedhor qytetarët janë dëshmitarë të blerjes klasike të votave dhe kërcënimeve në vende të ndryshme, si në: Demir Kapi, Shtip, Gazi Babë, Makedonska Kamenicë. MPB-ja nën komandë të nënkryetarit të LSD-së vazhdimisht hesht dhe nuk reagon për krimet zgjedhore. MPB-ja hesht para kërcënimeve publike, shantazheve dhe ryshfetit. Për më tepër, nënkryetari i LDS-së edhe më tutje e keqpërdor ministrinë,…

Lexo më Shumë

26 October Javën që vjen, në seancën e radhës të Qeverisë pritet të debatohet për “Ditën e drurit”, aksionin ekologjik që nisi zbatimin e tij nga viti 2008. Në këtë seancë do të merret vendim nëse kjo ditë do të shfuqizohet ose do të vazhdojë të shënohet ashtu siç është shënuar deri më tani si ditë jo e zakonshme pune ose me orar të shkurtuar nëpër institucionet shtetërore. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski konfirmoi se diskutimi do të hapet në Qeveri por përgjigje më të saktë duhet të japin nga Ministria e Bujqësisë. Nga kjo e fundit thanë për Alsat…

Lexo më Shumë

26 October Prokuroria Themelore Publike procedon padinë e ngritur nga Komiteti i Helsinkut ndaj ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe Njësitit për Intervenim të Shpejt. Prokuroria nuk jep detale në lidhje procedimin e padisë, por thotë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit të dhunës ndaj studentëve. Është dorëzuar kërkesë tek institucionet kompetente për dorëzim të të dhënave, mes tjerash janë thirr edhe shtatë persona, për të dhënë deklarata para prokurorit publik. Numrin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale, për momentin nuk jemi në gjendje ta ndajmë me ju.…

Lexo më Shumë

26 October Përderisa në kampin politik maqedonas gara është gati se e kryer, në kampin politik shqiptar gara për raundin e dytë është bërë shumë e nxehtë, pasi në të përballen në njërën anë koalicioni BDI-LSDM dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. Për të analizuar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në studion e debatit Rruga drejt të ftuar janë: Imer Selmani , ish politikan, Besa Kadriu, mësimdhënëse në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Ilir Luma, ish politikan dhe analist.

Lexo më Shumë

Në vitin 2018 qytetarët e Maqedonisë do të kenë katër fundjava të vazhduara. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, katër lidhen me fundjavën, për dallim nga ky vit i cili ka shtatë fundjava të vazhduara festive. Fundjava e parë e vazhduar, vitin e ardhshëm do të jetë menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri sepse 1 janari është e hënë. E dyta është për Krishtlindje, sepse ditë jo pune është 7 janari e diel, por zhvendoset për më 8 janar e hënë, raporton MIA. E ngjashme është situata edhe me festën krishtere, Pashkët e cila vitin…

Lexo më Shumë

26 October Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë njoftoi sot se ushtruesi i detyrës kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga funksioni. “Më 25.10.2017 u.d. Kryetari i Gjykatës Penale Shkup 1 Stojançe Ribarev deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dorëzoi njoftim me shkrim se jep dorëheqje të funksionit dhe pas shkarkimit të tij të vazhdojë ta kryejë funksionin gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë Ndërkohë raportohet se shkaqet për dhënien e dorëheqjes janë të natyrës personale”

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se Turqia mbështet Kosovën në çdo fushë dhe se Kosova është e lumtur për aktivitetet e investitorëve dhe afaristëve turq në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA). Pacolli, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Turqi, duke folur në konferencë për media pas takimit me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se Turqia është një nga shtetet e para që ka njohur Kosovën si shtet i ri dhe se Kosova ka nevojë për ndihmat e Turqisë për sa i përket zhvillimit. “Turqia është një shtet që ka përcjellë Kosovën që nga ditët…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev ka dhënë dorëheqje nga posti. Informatën e konfirmoi Këshilli Gjyqësor, i cili nuk dha shumë detaje lidhur me arsyet e dorëheqjes, por shkurtimisht tha se shkaqet e shkruara në letrën e Stojançe Ribarevit kanë qenë të natyrës personale, përcjell SHENJA. Këshilli njoftoi se Ribarev ka kërkuar që të vazhdojë të punojë si gjykatës i rregullt në Gjykatën Themelore. Tani sa më shpejtë që është e mundur, Këshilli Gjyqësor duhet të thirrë seancë dhe të vendosë për zëvendësuesin e Ribarevit, në bazë të kompetencave që i ka. Ribarev para se…

Lexo më Shumë

Ekipet e EVN Maqedoni përfunduan me implementimin e tarifës së lirë ditore për të gjithë njehsorët ndaj të cilëve kishin qasje. Në pajtueshmëri me planin, përshtatja e njehsorëve u realizua në periudhë prej katër javëve lexuese, duke filluar më 25 shtator dhe përfunduar më 24 tetor. Në ekranin e çdo njehsori të përshtatur shfaqet indikatori T2 gjatë periudhës nga ora 14:00 deri 16:00 çdo ditë pune dhe të shtunën. “Edhe pse ekipet tona i vizituan të gjitha pikat matëse, nevoja për kontakt fizik të ekipeve me njehsorët e bëri të pamundur implementimin e tarifës së lirë ditore për njehsorët ndaj të…

Lexo më Shumë

26 October Këshilli penal nga Reparti për krim të organizuar pranë Gjykatës Penale të Shkupit ende vepron rreth kërkesës për esktradimin e ish shefi të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK Nikolla Boshkovski, thonë nga Ministria e Drejtësisë, për të shtuar se afatet deri kur duhet të grumbullohen dokumentet e nevojshme dhe të dërgohen në Ministrinë greke të Drejtësisë tashmë po rrjedhin. Sipas Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, kërkesa për ekstradim dhe korrespodenca e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë nga dita…

Lexo më Shumë

26 October Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të zbatohet në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime. Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24, pas çka vijon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në përfundimin e zgjedhjeve në orë…

Lexo më Shumë