26 October
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë njoftoi sot se ushtruesi i detyrës kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga funksioni.
“Më 25.10.2017 u.d. Kryetari i Gjykatës Penale Shkup 1 Stojançe Ribarev deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dorëzoi njoftim me shkrim se jep dorëheqje të funksionit dhe pas shkarkimit të tij të vazhdojë ta kryejë funksionin gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë
Ndërkohë raportohet se shkaqet për dhënien e dorëheqjes janë të natyrës personale”

