Një përleshje e armatosur ka ndodhur në “Xhon Kenedi” para disa minutave. Jozyrtarisht SHENJA mëson se krismave me armë automatike ‘Kallashnikov’ i ka paraprirë një zënkë mes disa personave. Sipas dëshmitarëve okular, personi i cili ka gjuajtur me armë është arrestuar nga forcat policore. Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në zënkë e as motivet e përleshjes.
Author: almakos
Kandidati i Besës, Blerim Sejdiu mbrëm së bashku me strukturat e Besës dhe Aleancës kanë vizituar fshatin Strimnicë. Ky takim vije pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndryshe, do të jetë një garë e ashpër mes Fatmir Izairit dhe Blerim Sejdiut por favorit del të jetë Sejdiu edhe sipas anketave të fundit.
Përveçse në Strugë, qindra mërgimtarë kanë arritur sot edhe në Gostivar në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët për këtë komunë, Arben Taravari. Taravari ka falenderuar mërgimtarët përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook: “Ata që mbushin buxhetin e shtetit.Ata që ngjallin qytetin tonë.Ata që sakrifikojnë gjithçka për vendin e vet, sot, gurbetqarët janë këtu për të vulos Fitoren tonë të përbashkët.Falënderime gurbetqarëve për sakrificën dhe vullnetin pozitiv, çdo herë kur vendi ka nevojë për ndihmën e tyre”.
26 October Ligji i propozuar për mbrojtje nga pirja e duhanit i nxiti diskutimet në rrjetet sociale. Qytetarët janë të ndarë nëse duhet ose jo të pihet duhan në restorante dhe kafene. Disa thonë se nëse luftohet për ajër më të pastër, pse të lejohet të pihet në objekte hoteliere. Anketë “Po, pirja e duhanit vetëm jashtë. Unë edhe pse jam duhanxhi, nuk jam “për” që të pihet duhan në ambiente të mbyllura. Pse të ndryshojë? Që të ketë dikush fitim? Së pari shëndeti, pastaj fitimi. “ Të ndryshojë. Mos të jetë aq rigoroz ligji. Na e marrin kënaqësinë. Të…
Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Greqi, Boris Cheshirkov, tha se në ishujt grekë në kushte të papërshtatshme për dimër jetojnë mbi tre mijë refugjatë. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) Cheshirkov tha se në rajon, dimri është në prag të ardhjes. Ai shtoi më tej se bashkë me dimrin do të vinë reshje dhe temperatura të ulëta, dhe nga këtu, prioritet kryesor i tyre do të duhet të jetë ulja e numrit të refugjatëve nëpër kampe. “Në kampet dhe tendat në Lesbos, Chios dhe Samos ndodhen mbi 3.000 refugjatë të cilët…
Ashtu siç është paralajmëruar, mijëra mërgimtarë ja kanë mësyer Strugës për të mbështetur me votë kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Sot qindra mërgimtarë arritën në vendlindje, ndërsa numri më i madh pritet të arrijnë të shtunën dhe të dielën për shkak të numrit të madh të të interesuarve për ta mbështetur kryetarin aktual të Strugës, Ziadin Sela.[embedded content]
Vazhdon përkrahja e LSDM-së, ndaj partnerit të koalicionit BDI në fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Përfaqësues të lartë të kësaj partie, mbrëmë qëndruan në Gostivar për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të kësaj komune nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta. Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski, vlerëson se kandidati më i mirë për Gostivarin është pikërisht Nevzat Bejta, ndaj edhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve më 29 tetor. OLIVER SPASOVSKI, NËNKRYETAR I LSDM-SË “Të gjithë së bashku shumë herë konstatuam se edhe përskaj gjithë vështirësive që kemi, se më në fund sërisht do t’ia dalim. Në mbledhjen e…
Ushtruesi i detyrës, kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit Stojançe Ribarev ka dhënë dorëheqje nga posti. Informatën e konfirmoi Këshilli Gjyqësor i cili nuk dha shumë detaje lidhur me arsyet e dorëheqjes, por shkurtimisht tha se shkaqet e shkruara në letrën e Stojançe Ribarevit kanë qenë të natyrës personale. KËSHILLI GJYQËSOR “Ushtruesi i detyrës, kryetar i Gjykatës Themelore të Shkupit Stojançe Ribarev më 20 tetor të 2017-ës, deri tek Këshilli Gjyqësor dorëzoi njoftim me shkrim se ai është në pushim mjekësor dhe se atë do ta zëvendësojë Diana Gruevska Ilievska. Më 25 tetor të 2017-ës Ribarev Këshillit Gjyqësor i dorëzoi…
Uji i pijshëm vazhdon të mbetet problem kyç për tetovarët. Jo vetëm për shkak të mungesës, por edhe për shkak të kualitetit të ujit për pije. Sipas qytetarëve të Tetovës, ditët e fundit uji kishte marrë një shije dhe ngjyrë të çuditshme. Kjo shkaktoi panikë mes tetovarëve të cilët kishin mëdyshje nëse guxojnë ta konsumojnë ujin ose jo. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Lëvizjes Qytetare “Eko Guerila” të cilët thonë se ky ujë mund të ju shkaktojë rrezik qytetarëve nëse e përdorin. Njëkohësisht edhe Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, filloi analizën e ujit, me çka sipas rezultateve të…
Natën e 27 prillit, kur një grup huliganësh u futën në Kuvend dhe sulmuan Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë të LSDM-së, Ziadin Sela pësoi më së rëndi. Ai ishte goditur deri në momentet kur kishin vlerësuar se Sela tanimë ishte i vdekur. Më pas ishte vetë Zoran Zaev ai i cili konfirmoi se Sela kishte dalë në vijë të parë dhe i ishte drejtuar turmës për të shpëtuar kolegët e tjerë, përfshirë këtu edhe vetë Zaevin. ZORAN ZAEV, KRYETAR I LSDM-SË “Ziadin Sela, Zoran Zaev dhe disa të tjerë ishin më shumë të lënduar. Aq e fuqishme ishte rrahja…
26 October Ekipet e EVN-së përfunduan me zbatimin e tarifës së lirë ditore, për të gjithë njehsorët e energjisë elektrike në dispozicion. Sipas planit, rregullimi i njehsorëve është kryer gjatë katër javëve kontrolluese, duke filluar nga 25 shtatori deri më 24 tetor. Në ekranin e çdo njehsori të rregulluar paraqitet treguesi T2, në periudhën nga ora 14:00 deri 16:00, çdo ditë të javës si dhe të shtunën. Edhe pse ekipet i kanë vizituar të gjitha pikat matëse, nevoja për kontakt fizik të ekipeve me njehsorët, e ka pamundësuar zbatimin e tarifës së lirë ditore për njehsorët të paarritshme. Kjo do…
26 October Mjafton pesha e akuzës për përgjim të paligjshëm, që agjentët sekret, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski të ekstradohen nga Greqia në Maqedoni. Profesori i së drejtës penale ndërkombëtare, Sejfulla Osmani beson se Greqia do të insistojë njëherë për gjykim të tyre, për pasaporta false bullgare, dhe pastaj t’i ekstradojë këtu te ne, që të gjykohen për rastet e “Fortesa” dhe “Target”. Dëshmitë dhe argumentet e PSP-së mjaftojnë që të respektohen konventat ndërkombëtare, tha Osmani. Osmani shpjegoi se akuza e përgjimit të paligjshëm nuk i lë hapësirë Grujevskit dhe Boshkovskit, të kërkojnë azil politik në Greqi. Kjo mundësi bie…

