Ashtu siç është paralajmëruar, mijëra mërgimtarë ja kanë mësyer Strugës për të mbështetur me votë kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sot qindra mërgimtarë arritën në vendlindje, ndërsa numri më i madh pritet të arrijnë të shtunën dhe të dielën për shkak të numrit të madh të të interesuarve për ta mbështetur kryetarin aktual të Strugës, Ziadin Sela.

