27 October Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) sot në Shkup organizon konferencë me temë “Propozim modeli për financim shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni”. Në këtë konferencë, krahas praktikave të mira për financim shtetëror në rajon dhe në Slloveni, do të prezantohen rezultatet nga analiza kombëtare për financimin shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni. Për herë të parë do të prezantohet edhe modeli i diskutuar për reforma të sistemit për financim shtetëror, i cili duhet të kontribuojë për përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqërisë qytetare në Maqedoni. Konferenca është pjesë e projektit “Drejt financimit të reformuar shtetëror të…
Author: almakos
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën, ndërsa për funksionet kryetar të komunave do të zgjidhet mes 70 kandidatëve. Nga komunat e Shkupit, rreth të dytë do të ketë në Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, raporton MIA. Në Çair dhe në Saraj, qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të BDI-së dhe Sarajit. Në Çair kandidatë për funksionin kryetar të komunës janë Visar Ganiu nga BDI-ja dhe Zekirija Ibrahimi nga BESA, ndërsa në Saraj, Blerim Bexheti nga BDI-ja dhe Bashkim Bakiu nga BESA. Në Shuto Orizarë, në rrethin e dytë janë kandidati…
27 October Në Gjykatën Penale sot do të deklarohen fjalët përfundimtare në rastin e vjedhjes milionëshe në “NLB Banka” në Shkup. Katër të akuzuarit në seancën e kaluar pranuan fajin, por nuk thanë se çfarë kanë bërë me paratë e vjedhura. Të akuzuarit duke shfrytëzuar pozitën e tyre të punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, kanë vjedhur 400 mijë franga zviceriane dhe 375 mijë euro, ndërsa në një ditë tjetër 2 milionë franga dhe 270 mijë euro. Për veprën penale për të cilën akuzohen, parashihet dënim me burg prej 3 deri 10 vjet. Procedura për të akuzuarit…
27 October Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell, pasdite me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës do të mbizotërojë mot me vranësira dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri në 25 gradë.
Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale dhe fillon heshtja para votimit të dielën. Votimi të dielën, më 29 tetor, fillon në orën shtatë dhe do të zgjatë deri në orën 19. Zgjedhjet lokale do të zbatohen në 35 komuna në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në rrethin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash. Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime. Në 29 komunat tjera në Maqedoni…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, pasdite me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës do të mbajë mot me vranësira dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri në 25 gradë. Të shtunën do ketë reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për rreth tetë gradë. Të dielën gjatë…
Nuk është Zoran Zaevi i vetmi që po tenton “ta shpëtojë” Teuta Arifin në Tetovë. Në përkrahje të Arifit, në Tetovë ka ardhur edhe Lube Boshkovski. Ajo që është tronditëse për shqiptarët, është fakti se Teuta Arifi po kandidon nën flamurin e BDI-së, parti e cila vazhdimisht thirret në vlerat e UÇK-së. E në këtë rast, është pikërisht kjo parti që për të triumfuar ndaj koalicionit shqiptar “Aleanca me Besë”, po kërkon ndihmën e masakruesit të shqiptarëve. Lube Boshkovski ishte ministër i punëve të Brendshme pikërisht gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001. Shqiptarët atë e njohin si “truri” i…
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Faruk Avdiun nga Aleanca për Shqiptarët dhe aktivistët e të dyja partive të koalicionit, bashkëbiseduan me banorët e lagjes Gazi Babë. Pas kësaj, Ibrahimi vizitoi edhe tregtarët në “Rrugën e Plastikave”.
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Faruk Avdiun nga Aleanca për Shqiptarët dhe aktivistët e të dyja partive të koalicionit, bashkëbiseduan me banorët e lagjes Gazi Babë. Pas kësaj, Ibrahimi vizitoi edhe tregtarët në “Rrugën e Plastikave”.
Një përleshje e armatosur ka ndodhur në “Xhon Kenedi” para disa minutave. Jozyrtarisht SHENJA mëson se krismave me armë automatike ‘Kallashnikov’ i ka paraprirë një zënkë mes disa personave. Sipas dëshmitarëve okular, personi i cili ka gjuajtur me armë është arrestuar nga forcat policore. Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në zënkë e as motivet e përleshjes.
Kandidati i Besës, Blerim Sejdiu mbrëm së bashku me strukturat e Besës dhe Aleancës kanë vizituar fshatin Strimnicë. Ky takim vije pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndryshe, do të jetë një garë e ashpër mes Fatmir Izairit dhe Blerim Sejdiut por favorit del të jetë Sejdiu edhe sipas anketave të fundit.
Përveçse në Strugë, qindra mërgimtarë kanë arritur sot edhe në Gostivar në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët për këtë komunë, Arben Taravari. Taravari ka falenderuar mërgimtarët përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook: “Ata që mbushin buxhetin e shtetit.Ata që ngjallin qytetin tonë.Ata që sakrifikojnë gjithçka për vendin e vet, sot, gurbetqarët janë këtu për të vulos Fitoren tonë të përbashkët.Falënderime gurbetqarëve për sakrificën dhe vullnetin pozitiv, çdo herë kur vendi ka nevojë për ndihmën e tyre”.

