Author: almakos

27 October Prokuroria Publike nuk shpalos detale lidhur me procedurën penale ndaj ish drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov për dhunën e ushtruar ndaj studentëve një vit e gjysmë më parë. Organi akuzës nuk shpjegon nëse në mesin e 7 personave të thirrur për bisedë është edhe urdhër-dhënësi për intervenim Çavkov. Alsat M tentoi të kontaktoj me Çavkov për të konfirmuar nëse i njëjti për veprën në fjalë është thirrur në Prokurori, por kontakti më të ishte i pamundur. Nga ana tjetër, nuk dihet deri ku është procedura për përgjegjësinë e ish drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publike lidhur me zhvillimet…

Lexo më Shumë

27 October I akuzuari i parë për vjedhjen e milionave në NLB Bank, punonjësi në arkë, Boban Smilevski sot në fjalët përmbyllëse para Gjykatës në Shkup për herë të parë pranoi se paratë i vodhi, sepse kishte borxhe. Ai e pranoi fajin duke pretenduar se pa dashje i ka futur në vjedhje të akuzuarit tjerë dhe kërkoi që dënimi i tyre t’i transferohet vetëm atij. Ai i kërkoi falje bankës, por edhe të gjithë të punësuarve të cilët shkau i skandalit i humbën punët e tyre, si dhe gruas së tij, të cilën e la me dy binjakë të vegjël,…

Lexo më Shumë

27 October 10 persona që janë ndaluar nga policia ditën e zgjedhjeve për shkak se janë kapur duke fotografuar votën, rrezikojnë të dënohen prej 3-5 vite heqje lirie. Shumica e të ndaluarve gravitojnë në Qytetin e Shkupit. Ndaj të njëjtëve është ngritur akuzë për shkelje të Kodit Zgjedhor, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në rrethin parë të zgjedhjeve lokale, nga organet e rendit janë ndaluar 10 persona, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotim. Të gjithë këto raste janë zbardhur dhe kundër këtyre personave është ngritur akuzë për kundërvajtje,“Fotografim të fletëvotimit- thuhet në kumtesën e Ministris së…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me gazetarët ka mohuar se Lube Bushkovski ka marrë pjesë në tubimin e partisë së tij në Tetovë, duke thënë se dje në Tetovë ka pasur tubim LSDM-ja e jo BDI, raporton Portalb.mk. “Ku ka qenë Lubeja në tubim? Unë kam qenë në tubimin në Tetovë por atje nuk ka qenë i pranishëm Boshkovski. Dje në Tetovë ka pasur tubim LSDM-ja e jo BDI-ja”, tha Ahmeti. Megjithëse, gazetari i Portalb.mk i tha se i njëjti ka qenë në rendin e parë me kandidaten e BDI-së në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, sërish Ahmeti mohoi të ketë qenë…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Sarajtit, Bashkim Bakiu deklaroi se e kanë organizuar marshin për të dëshmuar se koalicioni shqiptar “Aleancë me Besë” është gjithnjë e më i fuqishëm, raporton Televizioni SHENJA. “Prapa neve qëndrojnë kryetarët e partive, kryesitë, kandidatët e aktivistët. Numri i përkrahësve poshtohet dhe jemi të bindur se më 29 tetor do të demostrojmë edhe nëpëmjet votës popullore fitoren e koalicionit shqip-shqip. U bëjmë apel përfaqësuesve të institucioneve dhe të partive politike që kontribujonë për proces të qetë zgjedhor, kërkojmë nga MPB-ja që të jetë më syqelë, në gjithë vendin, e në veçanti në Saraj,…

Lexo më Shumë

27 October Të drejta për arsim adekuat, për mbrojtje dhe kujdes shëndetësor, për mjedis të shëndetshëm dhe mjedis të pastër si dhe e drejta për trajtim human të të miturve që kanë kryer vepër penale kanë qenë ndër temat kryesore që janë diskutuar tërthorazi nga deputetët në 8 muajt e parë të këtij viti. Kështu thuhet në raportin e Ambasadës së parë për fëmijë Megjashi, i dalë nga projekti “Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni”. Raporti përfshinë periudhën nga një janari e deri në muajin gusht të këtij viti. Jemi në bisedime intensive me Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Përkrahësit e koalicionit shqiptar ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët janë duke mbajtur një marsh në Saraj në përkrahje të kandidatit Bashkim Bakiu, i cili është në garë për kryetar të Komunës së Sarajit me Blerim Bexhetin e BDI-së, raporton Televizioni SHENJA. Drejtuesit e koalicionit po ju prijnë dhjetëra përkrahësve që po lëvizin rrugëve të Sarajit.

Lexo më Shumë

Dy liderët e Aleancës me Besë, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela me ekipin e tyre kanë qëndruar sot në Srugë, ku garon kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i cili të dielën do të përballet në garën për kryetar me Ramiz Merkon e BDI-së. Kasami dhe Sela bashkë kanë shëtitur dhe qëndruar nëpër Strugë, duke takuar qytetarë dhe duke mbajtur fjalim para grupeve të qytetarëve. Ata theksuan se përkrahja për Selën është rikthim i dinjitetit të shqiptarëve dhe një rrugë e drejt që do të përmirësojë gjitha dëmet që u janë bërë shqiptarëve.

Lexo më Shumë

27 October Në Maqedoni 21,8 për qind apo 450.000 qytetarë jetojnë në varfëri, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) për vitin 2016. Nga numri i përgjithshëm i të varfërve, nëntë për qind janë të punësuar, ndërsa 7,1 për qind janë pensionistë. Sipas të dhënave të publikuara, rritja e shkallës së varfërisë në krahasim me vitin e kaluar ka për 0,3 për qind, kur të varfër kanë qenë 21,5 për qind e popullatës ose 445,200 mijë qytetarë, ndërsa zvogëlim në krahasim me vitin 2014 kur 22,1 për qind apo 457.200 qytetarë kanë qenë varfër. Koeficienti “Gini”, i cili…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka nënshkruar dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit. “Ashtu siç kisha premtuar, sot e deponova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvend. Nga e hëna na pret detyra e re në Komunën e Çairit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ibrahimi. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, që mbahet më 29 tetor, Zeqirija Ibrahimi do të përballet në Çair me kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu. /SHENJA/

Lexo më Shumë

27 October Sot në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe fillon heshtja parazgjedhore. Votimet do të mbahen ditën e diel më 29 tetor prej orës 7 deri në orën 19. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 35 komuna, përkatësisht në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash. Në komunat e Shkupit në raundin e dytë do të votohet në Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, ku të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë…

Lexo më Shumë

27 October Sot janë arrestuar tre persona për blerje votash në Strugë. Është ndaluar një person nga fshat Misleshovë me iniciale K.I (44 vjeç), një person tjerët nga qyteti i Strugës me iniciale R.K (38 vjeç) dhe një person në fshatin Llabunishtë (39 vjeç) me iniciale L.O. Ndaj këtyre personave në fjalë janë ngritur padi penale sipas Ligjit penal për shitblerjen e votës dhe rrezikojnë nga 3 deri në 5 vjet burg, thonë nga SPB-ja, Ohër.

Lexo më Shumë