Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen nesër, votuesi vetëm një herë mund të paraqitet në vendvotimin për realizim të së drejtës së tij votuese.Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i verifikohet gishti i madh i dorës së djathtë me UV llampë që të shikohet nëse ka gjurmë nga UV lëngu pa ngjyrë, dhe më pas votuesi nënshkruhet në certifikatën e Listës zgjedhore. Fletëvotimi griset nga blloku sipas radhitjes numerike, i vendoset vulë dhe pastaj i jepet votuesit.Para se të drejtohet drejt paravanit për votim votuesi spërkatet me sprej pa ngjyrë. Votimi realizohet në mënyrë…
Author: almakos
28 October Moti sot mbi vendin tonë do të jetë i vranët me reshje shiu dhe ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius. Sot priten reshje shiu të cilat vende-vende do të vazhdojnë edhe ditën e diel me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.
Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen nesër Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve.Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për…
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se kundërshtarët mund të blejnë vota por se populli nuk është në shitje. Ai ka shtuar se kundërshtarët mbështeten në manipulimin e votës dhe në Boshkovskin, ndërsa ata në besimin dhe përkushtimin e njerëzve vullnetmirë: Ja dhe postimi i tij i plotë: Të nderuar, edhe pak çaste fillon heshtja zgjedhore. Tash mes nesh dhe fitores është vetëm këmbëngulja dhe qëndrueshmëria jonë që vullneti jonë të shprehet edhe në kutitë e votimit.Ata mund të blejnë sa të duan vota, por populli jonë nuk…
Ajo që ngjanë në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në Maqedoni, është e papritur, si nga aspekti politik, poashtu, veçanërisht, edhe nga aspekti moral. Kjo vlen si për sjelljen e partive poashtu edhe të vet kandidatëve. Po të mbaheshin këto zgjedhje në kohën e caktuar me ligj, afërsisht para gjashtë muajve, disa nga kryetarët të cilët morën guximin të kandidohen edhe për të dytën ose edhe për të tretën herë, nuk do të ishin në gjendje të përfundojnë asnjë projekt të premtuar para dhe në fillim të mandatit paraprak. Ky konstatim vlen posaçërisht për kryetaren e…
Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa kanë pasur disa takime me qytetar në Trebosh dhe në Pallaticë të Komunës së Zhelinës, transmeton Telegrafi.mk. Kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës me BESË, Blerim Sejdiu i cili në raundin e parë me forcat e veta arriti ta dridh Dokin e BDI-së, në raundin e dytë që pritet të mbahet të dielën sipas përkrahjes mund të shihet si një fitues absolut. Banorët e Komunës së Zhelinës janë të kënaqur që Aleanca për Shqiptarët ka lidhur marrëveshje me Lëvizjen Besa dhe jo me parti maqedonase si BDI-ja.
27 October Lidhja e sindikatave të Maqedonisë assesi t’u shmanget ndarjeve, lojërave pas shpine dhe kurdisjeve. Pasi para disa muajve e ndërruan liderin shumëvjeçar, Zhivko Mitrevski, tani kundërshtarët e tij u zunë mes vete. Pece Grujovski nga sindikata e punonjësve të organeve gjyqësore akuzoi ushtruesin e detyrës kryetarë të LSM-së Darko Dimovski se me manipulime ka bërë që vetëm ai të jetë kandidat për kryetarë të LSM-së në kongresin e ardhshëm. Nuk lejon të ketë kandidat tjetër të mundshëm për kryetarë të LSM-së duke marrë vendime jo statutore dhe joligjore me të cilin e kufizoi të drejtën e kandidimit mbi…
Në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë ekzistojnë mosmarrëveshje për zgjidhjen e liderit të ri të sindikatave, i cili do të zgjidhet në Kongresin e ardhshëm që do të mbahet më 11 nëntor.Peco Grujovski, kryetar i Sindikatës së të punësuarëve në organet gjyqësore të Maqedonisë akuzoi se në në Lidhjen e Sindikatave janë duke u bërë manipulime të shumta, me qëllim që kryetari Darko Dimkovski të jetë kandidat për kryetar të ardhshëm. PECO GRUJOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË TË PUNËSUARËVE NË ORGANET GJYQËSORE“Nuk lejojnë të ketë kandidat tjetër të mundshëm për kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqdonisë. Është sjellë vendim…
“Në të ardhmen deputetët në Kuvend duhet të diskutojnë jo vetëm për të drejtat primare, por edhe ato sekondare dhe terciare të fëmijëve”, ishin këto porositë që dhanë përfaqësuesit e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” dhe Koalicioni “SEGA”, në konferencën e sotme për shtyp. Sipas një raporti për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit gjatë periudhës prej janarit deri më 31 gusht të këtij viti, në gjithsej shtatë seancat parlamentare të përfunduara, fëmijët dhe të drejtat e tyre janë diskutuar në mënyrë indirekte. Kryetari dhe themeluesi i Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi”,…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e konsideron si të përjetshme votën e vitit 2002. Kështu vlerëson ish diplomati Arsim Zekolli, i cili këtë qasje të Ahmeti e krahasoi me atë fukujamiste. Duke folur mbi vullnetin kolektiv të shqiptarëve, gjatë një debati që u mbajt mbrëmë në Shkup, dhe duke diskutuar rrethanat politike në vend, ai theksoi se sot vendi ndodhet në situatë ku ballafaqohet mes një koncepti të demokracisë së limituar dhe demokracisë së imituar. ARSIM ZEKOLLI, ISH DIPLOMAT “Tani debati është kush, cilët faktor këtu tek ne, janë preponentët e këtyre dy aspekteve. Është VRMO-ja dhe BDI-ja, që në realitet duhet…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Çairit, Faruk Avdiu, iu është drejtuar gjithashtu përkrahësve gjatë marshit të sotshëm në Çair. “Jemi mbledhur këtu në një marsh shqiptar, pa lubeboshkovska e pa zoranzaeva. Ju vetë jeni duke dëshmuar se fitues absulut në Komunën e Çairit është Zeka, shfrytëzoj rastin t’ia uroj fitoren”, deklaroi Avdiu. /SHENJA/
Kandidati i Lëvizjes Besa për kreun e Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi, iu është drejtuar përkrahësve gjatë marshit. Ai i ka porositur përkrahësit që të jenë të kujdeshëm, për shkak se oponentët nga radhët e BDI-së e shohin shpëtimin e tyre në fuqinë e manipulimit dhe të provokimit. “Ne e shohim suksesin tonë në fuqinë e besimit dhe të sinqeritetit. Ju lus të gjithëve që të jemi të kujdeshsëm, të mobilizuar dhe ta japim votën tonë me shpresë dhe besim të lartë se kësaj radhe do t’i heqim qafe këto struktura”, ka deklaruar Ibrahimi, i cili i ka ftuar përkrahësit që…

