Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen nesër Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve.
Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvilim gjashtë vëzhgues.
Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje (IESC) 18…
Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Shqipërisë, Rusisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë, Sllovakisë në Maqedoni. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi, komisionet qendrore zgjedhore të Kosovës dhe Bullgarisë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) – Zyra në Republikën e Maqedonisë.a
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

