Në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë ekzistojnë mosmarrëveshje për zgjidhjen e liderit të ri të sindikatave, i cili do të zgjidhet në Kongresin e ardhshëm që do të mbahet më 11 nëntor.
Peco Grujovski, kryetar i Sindikatës së të punësuarëve në organet gjyqësore të Maqedonisë akuzoi se në në Lidhjen e Sindikatave janë duke u bërë manipulime të shumta, me qëllim që kryetari Darko Dimkovski të jetë kandidat për kryetar të ardhshëm.
PECO GRUJOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË TË PUNËSUARËVE NË ORGANET GJYQËSORE
“Nuk lejojnë të ketë kandidat tjetër të mundshëm për kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqdonisë. Është sjellë vendim jo-statutor dhe jo kushtetues, përmes të cilit kufizohet e drejta e kandidimit për persona nën 64 vjeçar. Kandidatura ime është refuzuar përshkak se në seancën e kryetarëve nuk është pranuar mbështetja e 7 sindikatave, aq sa është e nevojshme për një kandidat të mundshëm të Sindikatave”.
Menjëherë pas tij reagoi Risto Ajtov nga Sindikati i Mbrojtjes, i cili në emër të mbështetësve të Darko Dimkovskit tha se ai i plotëson kriteret pasi ka mbështetje të 12 sindikatave, ndërsa Peco Grujovski ka mbështetje të 5 sindikatave.
RISTO AJTOV, SINDIKATI I MBROJTJES
“Këto kritere qartë tregojnë se për të qenë kandidat për kryetar, kandidatura duhet të jetë e propozuar në Këshiill dhe që e njejta të pranohet, patjetër duhet të kesh mbështetje nga sindikata amë, të cilës i përket dhe mbështetje të së paku një e tretës nga sidikatatat, të cilat janë pjesë e Lidhjes së Sindikatave. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, përbëhet nga 17 sindikata dhe një e treta i bie, 7 sindikata prej të cilave duhet të kesh mbështetje”.
Ndërkaq, Darko Dimkovski do të propozohet në Këshill të Lidhjes së Sindikatave në seancën që do të mbahet më 3 nëntor, ndërsa më 11 nëntor në Kongresin e ardhshëm do të dihet kush do të jetë kryetari i ri i Sindikatave. Emine Ismaili /SHENJA/

