Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa kanë pasur disa takime me qytetar në Trebosh dhe në Pallaticë të Komunës së Zhelinës, transmeton Telegrafi.mk.
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës me BESË, Blerim Sejdiu i cili në raundin e parë me forcat e veta arriti ta dridh Dokin e BDI-së, në raundin e dytë që pritet të mbahet të dielën sipas përkrahjes mund të shihet si një fitues absolut.
Banorët e Komunës së Zhelinës janë të kënaqur që Aleanca për Shqiptarët ka lidhur marrëveshje me Lëvizjen Besa dhe jo me parti maqedonase si BDI-ja.







