Kandidati i Lëvizjes Besa për kreun e Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi, iu është drejtuar përkrahësve gjatë marshit. Ai i ka porositur përkrahësit që të jenë të kujdeshëm, për shkak se oponentët nga radhët e BDI-së e shohin shpëtimin e tyre në fuqinë e manipulimit dhe të provokimit.
“Ne e shohim suksesin tonë në fuqinë e besimit dhe të sinqeritetit. Ju lus të gjithëve që të jemi të kujdeshsëm, të mobilizuar dhe ta japim votën tonë me shpresë dhe besim të lartë se kësaj radhe do t’i heqim qafe këto struktura”, ka deklaruar Ibrahimi, i cili i ka ftuar përkrahësit që të shpërndahen të qetë.

