27 October
Sot në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe fillon heshtja parazgjedhore.
Votimet do të mbahen ditën e diel më 29 tetor prej orës 7 deri në orën 19. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 35 komuna, përkatësisht në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash.
Në komunat e Shkupit në raundin e dytë do të votohet në Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, ku të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.
Në 29 komunat e tjera në vend në raundin e dytë kanë të drejtë vote 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.
Në Çair dhe Saraj do të zgjedhet me kandidatëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, në Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Butel mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa në Shuto Orizarë mes kandidatit të LSDM-së dhe kandidatit të Lidhjes së romëve.
Në komunat e tjera raund të dytë do të ketë në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Kavadar, Probishtip, Gradsko, Jegunovc, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Mogillë, Zërnovci, Novaci, Bërvenicë, Çeshinovë-Obleshevë, Bogovinjë, Vrapçishtë, Dollnen, Zhelinë, Likovë, Tearcë, Studeniçan dhe Karbinci.
Të shtunën, një ditë para zgjehdjeve, votojnë të sëmurët dhe personat e me aftësi të kufizuara, të burgosurit dhe personat në paraburgim.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor ku u zgjedh kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetarët e 45 komunave. Në rrethin e parë janë zgjedhur edhe anëtarët e këshillave në komuna.

