27 October
Të drejta për arsim adekuat, për mbrojtje dhe kujdes shëndetësor, për mjedis të shëndetshëm dhe mjedis të pastër si dhe e drejta për trajtim human të të miturve që kanë kryer vepër penale kanë qenë ndër temat kryesore që janë diskutuar tërthorazi nga deputetët në 8 muajt e parë të këtij viti. Kështu thuhet në raportin e Ambasadës së parë për fëmijë Megjashi, i dalë nga projekti “Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni”. Raporti përfshinë periudhën nga një janari e deri në muajin gusht të këtij viti.
Jemi në bisedime intensive me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në fazën përfundimtare është një draft version i cili i është dorëzuar ministres, me anë të të cilët fëmijët më në fund do të kenë mundësi të krijojnë ndryshimet dhe plotësimit e Ligjit për shkollim të mesme, do të thotë të praktikohet pjesëmarrja e fëmijëve, sepse mendojmë se fëmijët kanë nevojë me anë të formave të ndryshme të organizuara në praktik të jenë pjesëmarrës aktivë, të tregojnë mendimin e tyre dhe të mos lejojnë askënd që në emër të tyre t’i përfaqësojë dhe luftojë për të drejtat e tyre- tha Dragi Zmijanac kryetar dhe themelues i “Megjash” .
Organizatat për të drejtat e fëmijëve do të kërkojnë takime të drejtpërdrejta me deputetët sepse sipas tyre është e palogjikshme që dikush të vendos për fatin e fëmijëve pa mos i konsultuar ata paraprakisht.
Edhe njëherë i inkurajojmë deputetet, që të drejtat e fëmijëve të gjitha sipas Konventës të jenë lartë në agjendat e tyre dhe jo të jenë vetëm të drejtat ekzistenciale por edhe ato sekondare- tshtoi Jane Zengovska, koordinatore e projektit nga Megjashi.
Fokusi që në periudhën e ardhshëm do ta bëjmë së bashku me Forumin rinor arsimor, me Megjashin veçanërisht në pjesën e Kuvendit është që të kemi takime direkt me deputetët dhe ta ndryshojmë vetëdijen dhe sjelljen e tyre, sepse nga këtu dalin të gjitha veprimet e mëtutjeshme- tha Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv Koalicionit të organizatave rinore “Sega”.
Projekti në fjalë u realizua nga Koalicioni i Organizatave Rinore “Sega”, Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” dhe Forumi Rinor Arsimor.
Valmira Zendeli

