Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Sarajtit, Bashkim Bakiu deklaroi se e kanë organizuar marshin për të dëshmuar se koalicioni shqiptar “Aleancë me Besë” është gjithnjë e më i fuqishëm, raporton Televizioni SHENJA.
“Prapa neve qëndrojnë kryetarët e partive, kryesitë, kandidatët e aktivistët. Numri i përkrahësve poshtohet dhe jemi të bindur se më 29 tetor do të demostrojmë edhe nëpëmjet votës popullore fitoren e koalicionit shqip-shqip. U bëjmë apel përfaqësuesve të institucioneve dhe të partive politike që kontribujonë për proces të qetë zgjedhor, kërkojmë nga MPB-ja që të jetë më syqelë, në gjithë vendin, e në veçanti në Saraj, që ta bëjë punën ashtu siç i ka hije”, ka thënë Bakiu.
Bakiu ka thënë se vëzhguesit dhe aktivistët në rrethin e parë të zgjedhjeve janë ankuar se policia pjesërisht e ka bërë punën, duke lejuar që persona të bëjnë presione të ndryshme.
“Do të kemi zero tolerancë ndaj çdo parregullsie, ndaj çdo cenimi të votës dhe ndërprerjes së procesit zgjedhore”, tha Bakiu.

