Dy liderët e Aleancës me Besë, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela me ekipin e tyre kanë qëndruar sot në Srugë, ku garon kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i cili të dielën do të përballet në garën për kryetar me Ramiz Merkon e BDI-së.
Kasami dhe Sela bashkë kanë shëtitur dhe qëndruar nëpër Strugë, duke takuar qytetarë dhe
duke mbajtur fjalim para grupeve të qytetarëve. Ata theksuan se përkrahja për Selën është rikthim i dinjitetit të shqiptarëve dhe një rrugë e drejt që do të përmirësojë gjitha dëmet që u janë bërë shqiptarëve.


