27 October
I akuzuari i parë për vjedhjen e milionave në NLB Bank, punonjësi në arkë, Boban Smilevski sot në fjalët përmbyllëse para Gjykatës në Shkup për herë të parë pranoi se paratë i vodhi, sepse kishte borxhe. Ai e pranoi fajin duke pretenduar se pa dashje i ka futur në vjedhje të akuzuarit tjerë dhe kërkoi që dënimi i tyre t’i transferohet vetëm atij. Ai i kërkoi falje bankës, por edhe të gjithë të punësuarve të cilët shkau i skandalit i humbën punët e tyre, si dhe gruas së tij, të cilën e la me dy binjakë të vegjël, por edhe prindërve për turpin e shkaktuar.
Dy herë në përgjithësi vodhi rreth dy milion e gjysmë franga zvicerane dhe 645 mijë euro.
Veprën që e bëra nuk është nga shkaqe luksi ose për të realizuar të ardhura për veten time personalisht, e as për dikë tjetër. Kisha borxhe dhe dy muajt e fundit ndaj meje dhe familjes sime kam pasur kërcënime serioze. Humbja e vetëkontrollit më çoi në këtë situatë. Unë me përgjegjësi them se të akuzuarin e dytë dhe të tretë i kam përfshirë pa dashje, dhe dënimet e tyre kërkoj ti marr unë përsipër- deklaroi Boban Smilevski, i akuzuari i parë.
Për çfarë borxhe dhe kërcënime bëhet fjalë dhe ku janë paratë, nuk u përgjigj as avokati e as i akuzuari i parë.
Paratë duket se nuk janë kthyer. Për herë të parë sot i akuzuari tha se paratë nuk janë marrë nga arsye luksi, por për shkak se vërtetë kishte probleme serioze, dhe ku gjenden paratë, vërtetë nuk e di- deklaroi avokat Dragan Peshevski.
Sipas prokurorisë, i akuzuari i parë e ka përdorur besimin e bankës dhe i ka bindur të tjerët ti shkatërrojnë dëshmitë. Vëllai i tij, i akuzuari i dytë Goran Smilevski pasi i ka marrë paratë, e ka hedhur telefonin dhe nuk tregon se ku i ka dërguar. Për të dy prokuroria kërkoi dënimin maksimal 10 vjet burgim. Të dy të akuzuarit e tjerë të cilët e pranuan fajësinë, Boris Minçevski dhe Miroslav Kaevski thanë se pa dashje janë gjetur në një situatë të bëhen bashkëpjesëmarrës në veprën penale. Të akuzuarit kanë përdorë postet e punës dhe njohjen e proceseve në bankë, dhe fillimisht kanë vjedhur 400 mijë franga zvicerane dhe 375 mijë euro, pastaj edhe 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro. Aktgjykimi do të shqiptohet të premten e ardhshme, më 3 nëntor. Prokuroria ka filluar edhe një procedurë të ndarë për katër nëpunës të akuzuar të bankës, që nuk e pranojnë veprën.
Asat-M

