27 October
Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) sot në Shkup organizon konferencë me temë “Propozim modeli për financim shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni”.
Në këtë konferencë, krahas praktikave të mira për financim shtetëror në rajon dhe në Slloveni, do të prezantohen rezultatet nga analiza kombëtare për financimin shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni.
Për herë të parë do të prezantohet edhe modeli i diskutuar për reforma të sistemit për financim shtetëror, i cili duhet të kontribuojë për përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqërisë qytetare në Maqedoni.
Konferenca është pjesë e projektit “Drejt financimit të reformuar shtetëror të organizatave qytetare”, i zbatuar nga QMBN në partneritet me CNVOS, i financuar nga Bashkimi Evropian.

