Vazhdon përkrahja e LSDM-së, ndaj partnerit të koalicionit BDI në fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Përfaqësues të lartë të kësaj partie, mbrëmë qëndruan në Gostivar për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të kësaj komune nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta. Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski, vlerëson se kandidati më i mirë për Gostivarin është pikërisht Nevzat Bejta, ndaj edhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve më 29 tetor.
OLIVER SPASOVSKI, NËNKRYETAR I LSDM-SË
“Të gjithë së bashku shumë herë konstatuam se edhe përskaj gjithë vështirësive që kemi, se më në fund sërisht do t’ia dalim. Në mbledhjen e parë Bejta më tha, shoki do të jetë shumë rëndë, por ne do të fitojmë. Unë sonte them do jetë e vështirë, por më 29 tetor ne do të fitojmë”
Përkrahja e LSDM-së, për Bashkimin Demokratik për Integrim vazhdon edhe sot në Tetovë, ku sipas paralamërimeve të LSDM-së, kreu i saj, Zoran Zaev së bashku me kandidaten për edhe një mandat në komunën e Tetovës, Teuta Arifi, do të realizojnë takime me qytetarët.
Ndërkaq, LSDM, vazhdon fushatën edhe për komunat në të cilat pretendon fitoren më kandidatët e kësaj partie. Gjatë ditës së djeshme ishte në Kavadar, Mogillë, ndërkaq sot përveç Tetovës do të vizitojnë edhe komunën e Jegunovcit dhe atë të Strugës. Ajnur Bafqari /SHENJA/

