26 October
Ekipet e EVN-së përfunduan me zbatimin e tarifës së lirë ditore, për të gjithë njehsorët e energjisë elektrike në dispozicion. Sipas planit, rregullimi i njehsorëve është kryer gjatë katër javëve kontrolluese, duke filluar nga 25 shtatori deri më 24 tetor. Në ekranin e çdo njehsori të rregulluar paraqitet treguesi T2, në periudhën nga ora 14:00 deri 16:00, çdo ditë të javës si dhe të shtunën. Edhe pse ekipet i kanë vizituar të gjitha pikat matëse, nevoja për kontakt fizik të ekipeve me njehsorët, e ka pamundësuar zbatimin e tarifës së lirë ditore për njehsorët të paarritshme. Kjo do të thotë se njehsorët deri te të cilat nuk ka pasur qasje EVN-ja, nuk janë rregulluar, dhe ata janë kryesisht vikend shtëpitë apo shtëpitë e mërgimtarëve. EVN Maqedoni në javët e ardhshme do të vazhdojë me rregullimin e njehsorëve të tjerë që ishin në dispozicion, si një plan shtesë për zbatimin e tarifës së lirë ditore.

