26 October
Prokuroria Themelore Publike procedon padinë e ngritur nga Komiteti i Helsinkut ndaj ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe Njësitit për Intervenim të Shpejt. Prokuroria nuk jep detale në lidhje procedimin e padisë, por thotë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit të dhunës ndaj studentëve.
Është dorëzuar kërkesë tek institucionet kompetente për dorëzim të të dhënave, mes tjerash janë thirr edhe shtatë persona, për të dhënë deklarata para prokurorit publik. Numrin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale, për momentin nuk jemi në gjendje ta ndajmë me ju. Veprimet ndërmerren në drejtim të konstatimit të ekzistimit të elementeve të veprave të kryera penale “Parandalim ose pengim të tubimit public” nga Neni 155 dhe “Keqtrajtim në kryerjen e detyrë”s në bazë të nenit 143 të Kodit Penal- thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Themelore.
Padia është ngritur para një vitit, për dhunën që ekipi i Njësitit për Intërvenim të shpejt, u shkaktoi studentëve anëtarë të Plenumit Studentor, të cilit kishin bllokuar dyert e Parlamentit Studentor të UKIM-it, me dyshimin se votimi për kryetarë të studentëve ishte bërë në mënyrë joligjore. Në padinë e ngritur nga Komiteti i Helsinkut qëndron:
Padia e ngritur nga Komiteti I Helsinkut
Në ora 22, arriti Njësiti për Intervenim të Shpejtë me automjete luftarake, të cilët i larguan studentët që qëndronin në hapësirat e Parlamentit Studentorë. Pjesëtarët e policisë me dhunë u futën brenda, filluan që t’i shqelmojnë dhe t’i grushtojnë studentët që të hapin rrugë dhe të futen tek kutitë. Me dhunë, u larguan studentët nga ata hapësira. Pas kësaj, policia formoj kordon, para të cilit qëndronin studentët me duart lart dhe me parulla “Stop brutalitetit policorë”. Së paku një nga pjesëtarët e policisë, i ka goditur studentët me shkop gome.
Mes dëshmitarëve të ftuar për natën e 30 qershorit, janë edhe deputetja Ivana Tufekgjiq, kryetarja e Komitetit të Helsinkut Uranija Pirovska, aktorja Ivana Pavlloviq dhe gazetari Borjan Jovanovski.
Besian Leka

