Gjatë debatit në Studio e Hapur, Visar Ademi është pyetur për dallimin ndërmjet BDI-së së VMRO-së dhe BDI-së esë LSDM-së.
“Shkurtimisht asgjë. Pas publikimit të ‘bombave’ kam pritur që të hiqen këta persona dhe të reformohet partia. Kur atëherë nuk u reformua, tash kur figurat e reja, të cilëve prapa u rrinë grupet kriminale. Vendimarrja nuk bëhet nga personat të cilët dalin në billborde dhe fotografi. Prapa perdeve janë po të njëjtin persona që do të vrapojnë për të marrë një tender nga ai që u hedh kocin”
Ademi ka theksuar se, në qoftë se zgjatjen e ciklit jetësor të BDI-së e mundësoi Ziadin Sela bashkë me Vesel Mehmetin, ku e futën në lojë edhe Tiranën, tash po mundohet t’ua zgjasë ciklin jetësor edhe Zaevi. Por, kjo nuk mund të zgjasë pa fund sepse populli e ka parë se çfarë politikash kanë.

