Sot përfaqësuesit e kompanisë Badilli Textil me në krye Osman Yusuf nga Turqia ishin në Studeniçan për tu interesuar nga afër për mundësitë që ofrojmë si komunë në sektorin e tekstilit.
Ata të shoqëruar nga kandidati për kryetarë të Komunës së Studeniçanit dr.Rexhep Memedi dhe ekipi i tij vizituan disa objekte private për të parë kapacitetet që ofrojnë ata për fillimin e veprimtarisë së një reparti të tekstilit me së paku 100 të punësuar, si dhe u njoftuan nga afër me potencialin e fuqisë puntore tek ne.
“Në mungesë të një Zone të caktuar ekonomike në teritorin tonë nga ata që 20 vite kanë menaxhuar me institucionin Komunë e Studeniçanit, ne e kemi shumë të vështirë ti bindim investitorët e huaj me këta parakushte që kemi, por dëshira e madhe e tyre (investitorëve turk) për të investuar me çdo kusht në një vendbanim shqiptarë/musliman është e madhe dhe shpresojmë se kjo do të bëhet realitet”, ka thënë Rexhep Memedi i BESËS.
The post Përfaqësuesit e Badilli Textile vizituan Studeniçanin ku dhe u takuan me Dr.Rexhep Memedin e BESËS appeared first on TV-SHENJA.






