Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se zgjedhjet e 29 nëntorit paraqesin një hap të rëndësishëm nëse do të vazhdohet jetesa në agoni në këtë qytet apo do ketë ndryshime në komunë. Ai ka thënë se e mira do të ngadhënjej mbi të keqen dhe e bukuri mbi të shëmtuarën në nënqiellin tonë.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë
Të gjithë do të pajtohemi se gjendemi në një moment kthyes në shoqërinë tonë. Ky kthim duhet ti përkap të gjitha segmentet në jetën tonë shoqërore. Unë pajtohem me gjithë ju, se për ne, është shumë me rëndësi që tejkalimi i pengesave në mendjet tona, do të jetë një siguri më e madhe që të jetohet me principe më moderne në shoqërinë tonë.
Por e gjithë kjo fillon me hapat e parë të pragmatizmit. Zgjedhjet lokale me 29 tetor, paraqesin një hap të madh për ne, se, a do vazhdojmë në nivelin lokal të jetojmë me agonin që ishte si pasojë e kësaj udhëheqësie të fermentuar, apo do duhet ta ndryshojmë komunën.
Ndryshimin mundemi ta bëjmë vetëm se bashkë, ndryshimi kërkon sakrificë për të mirën dhe të bukurën. Udhëheqësia aktuale në krye me Teuta Arifin, në komunën tonë, nuk mundë të na tregon për të mirën dhe të bukurën. Në cilën anë të qytetit tonë të sillesh, do të shihni vetëm keqbërje dhe neveritje. Ne jemi optimist se bashkë dhe me një transparencë të madhe do ta ndryshojmë jetën në Tetovë.
Me sinqeritet dhe drejtësi ju premtojë se do të frymoni lirshëm dhe dijeni se do të ngadhënjej e mira mbi të keqen, dhe e bukura mbi të shëmtuarën, në nënqiellin tonë.
Maosvikisht dhe bashkarisht ta inciojmë ndryshimin
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

