Mbështetje e madhe në fshatin Cvetovë për kandidatin e Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi.
Qindra banorë të Cvetovës e kanë mirëpritur delegacionin e koalicionit Aleancë me BESË të kryesuar nga dr.Rexhep Memedi.
Memedi në bashkëbisedim me qytetarët e këtij fshati, ka shpalosur programin e tij me projektet për katër vite nëse e fiton mandatin si kryetar komune.
Ai i ka falenderuar për mikpritjen qytetarët e Cvetovës, duke u garantuar për një jetë të re dhe më të mirë në komunën e Studeniçait.













