Portier i Aleancës, lojtar të Besës. Portier i Besës, lojtar të Aleancës por edhe tek tuk të Besës. Kjo ishte përbërja e dy ekipeve të koalicionit më të ri të cilët luajtën futboll për të përçuar mesazhin e bashkëpunimit.
Tashmë fotografia që çdo ditë duket në shtabet e partive me larmi posterësh të të dy palëve, reflektohej edhe në terrenin sportiv.
Faruk Avdiu i Aleancës ishte i pari që kishte arritur në terren dhe bashkë me aktivistët e Besës dhe të partisë së tij. Po bënin përgatitjet për lojë dhe prisnin Zeqirija Ibrahimin.
I pyetur nga gazetarët nëse i kanë ftuar aktivistët e BDI-së për të luajtuar, Ibrahimi me buzën në gaz tha se kanë menduar t’i thirrin vetëm si refer, por kanë ndërruar mendje pasi nuk i besojnë gjykimit të drejtë të tyre.
Ibrahimi është i bindur se fryma pozitive mes këtyre dy partive do të korrë sukses në rrethin e dytë, pasi siç tha, ata janë dy subjekte shqiptare të bashkuar për të mirën e popullit të vet, ndërsa kundërshtari i tyre është vetëm një siç e quajti, kukull e pushtetit.
Meqë loja ishte miqësore, golat nuk numëroheshin. Por dy eksponetët partiak thanë se me lojën e sotme duan tua bëjnë me dije të rinjve të Çairit se me të gjitha forcat do të tentojnë të sigurojnë sa më kushte për sport dhe rekreacion.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

