Rikthimin e garave me makina në Shkup pas gjashtë viteve për fakt të keq e shënoi një incident serioz.
Garuesi Uroish Bërkic nga Serbia me makinën Honda ka dalë nga pista dhe ka goditur njërin nga organizatorët e garës, Aleksandar Dimushevski i cili gjendje rreth pistës.
Incidenti ndodhi 13 xhiro deri në fund të garës.
Dimushevski ka përfunduar me lëndime serioze, frakturë në këmbët, ndërsa menjëherë është dërguar në spital. Edhe piloti serb është dërguar në spital. Gara më pas është ndërprerë. Nga MPB dhe Ndihma e shpejtë kanë paralajmëruar informacione shtesë rreth i incidentit.
(FOTO: 24auto.mk)



