22 October
Shumë tekste shkollore vazhdojnë të mungojnë thuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend, edhe dy muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor. Alsat M kontaktuar më shumë drejtorë të shkollave në fjalë të cilat kanë njoftiar për mungesën e numrit të madh të librave si të : historisë, gjuhës angleze, arsimit teknik, gjuhës maqedonase për paralelet shqipe, inovacion, matematikë, kultura qytetare si dhe fizika, biologjia e kimia për klasë të caktuara. Drejtorët shprehen të revoltuar për vonesën e librave duke përkujtuar se kërkesat në dikasterin e Arsimit janë bërë me kohë. Halit Sejdiu, drejtor i sh.f “26 korriku” madje ankohet se tashmë 6 vjet në këtë shkollë nuk është ndërruar asnjë libër i klasës së katërt dhe të gjashtë.
“Disa nxënës fare nuk kanë libra edhe ato që i kanë katastrofë janë për turp ti shohësh ato libra. Paramendo 6 vjet të punosh me një libër, çka bëhet ai, shkatërrohet. Vetëm ta shohësh atë libër, nuk di çka të them, nuk i ngjan librit edhe prandaj ato ballafaqohen me probleme të mëdha.. edhe unë po habitem prej Ministrisë së Arsimit që nuk ka ndërmarrë masa, e kemi informuar. Vetëm mi nxjerr nxënësit në rrugë edhe me protestu, vetëm në atë mënyrë zgjidhen problemet se përndryshe me shkresa e me lutje asnjë problem nuk është zgjidh – deklaroi Halit Sejdiu, drejtor i sh.f “26 korriku”.
Edhe nxënësit që përballen me mungesë librash ankohen për vështirësi në procesit e mësimit të njësive mësimore.
“Nuk e kemi arsimin qytetar, vetëm i shkruajmë mësimet dhe kaq. Matematika është shumë e dëmtuar, mezi mësojmë”
“Më shumë mungojnë gjermanishtja, anglishtja, inovacion nuk kemi libra, edukata qytetare, këto libra mungojnë më shumë. Për shembull marim prej shoqeve ose prej shokëve librat”.
“Shumë keq është, nuk mundem të mësoj fleta nuk ka, disa prej nxënësve nuk kanë libra. Unë dëshiroj shumë të mësoj por librat janë të shumë të dëmtuara dhe nuk mund të mësoj”.
“Mësuesja për shembull thotë ta hapim librin në faqe 40- 41 por mësimi nuk është. Shkoj të shoqja, ajo e ka fletën, e mar librin dhe e mësoj mësimin se nuk I kemi të gjitha fletët”.
Nga Ministria e Arsimit, ngjashëm si herët e kaluara u shfajësuan duke thënë se problem është shkaktuar për të shkak të problemeve të krijuara më shtëpitë botuese dhe ato që bëjnë shpërndarjen e librave.
/Melihate Rustemi

