Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski sot duhej të dalin para gjykatës penale në Selanik të Greqisë lidhur me pasaportat e falsifikuar që i kanë përdorur për të dalë nga shteti, por seanca është anuluar shkaku se nuk ka patur përkthyes nga greqishtja në maqedonisht. Gjykimi është shtyrë për 24 tetor. Në mënyrë shtesë, Gjykata e Apelit në Selanik do të vendosë edhe për ekstradimin në Maqedoni të cilin Grujovski dhe Boshkovski e kanë refuzuar. Arsyetimet e dy të arratisurve nga Maqedonisë, të akuzuar për përgjim të paligjshëm, kanë qenë se ata janë pre e përndjekjes politike dhe nëse kthehen në MAqedoni krerë të lartë të policisë do tu hakmerren. Grujovski dhe Boshkovski u kapën të mërkurën në Selanik, teksa tentonin të kalonin kufirin me pasaporta bullgare. Nëse gjyqësori grek vendos që ti ekstradojë dy ish të punësuarit në DSK, ata menjëherë do të dërgohen në paraburgim në Shutkë prej ku do të zhvillojnë gjykimin dhe do të presin vendimin gjyqësor.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

