Ish-diplomati Arsim Zekolli vlerëson se koalicioni i arritur mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët ka ripërtrirë indin kombëtar. Zekolli këtë ripërtrirje e sheh tek dinjiteti që shfaqë rinia shqiptare, ku thotë se fuqishëm frymon shpirti liridashës.
Zekolli këtë e quan fitore të Aleancës dhe BESËS, madje duke theksuar se kjo i tejkalon edhe fitoret zgjedhore. BESA dhe Aleanca hapën rrugën për një shoqëri të re shqiptare, sikur Rugova dhe Agani në të 90-tat, thotë Zekolli, duke theksuar se rizgjimi filloi.
Ja edhe shkrimi i tij i plotë:
Ky mllef, ky dinjitet dhe kjo revoltë që shoh te rinia shqiptare me rifreskojnë bindjen se shpirti liridashës sërish frymon fuqishëm mes nesh, duke ripërtrirë indin e kombit. Kjo është fitorja e Aleancës dhe Besës që tejkalojnë edhe fitoret zgjedhore. Qunat dhe çupëzat në këto dy subjekte duhet të ndjehen krenarë për këtë injekcion adrenaline në trupin kombëtar shqiptar, në kushte absolutisht mizore vendore dhe përkunder intervencave sabotuese nga hienat politike nga Shqipëria dhe Kosova.
Besa dhe Aleanca hapën rrugën për një shoqëri të re shqiptare, sikur Rugova dhe Agani në 90-tat. Në këtë rrugëtim do sfidohet dhe testohet vullneti autentik shqiptar dhe demaskohen Sejdo Bajramoviqët e instaluar. Sfidë kjo e paparë, pasi nëse në Kosovë kishte një Sejd, te ne kemi Petrita e Muka, Zamira e Teuta, Besa e Ermira, Xhelala e tjerë zagar verusevski. Vërtet sfida është e madhe, por Perëndia sfidat e mëdha i ruan për më të mirët dhe më flijuesit.
Rizgjimi filloi!
Arsim Zekolli

