[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form].
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka komentuar thirjen që i ka bërë kryeministri Zoran Zaev që të kthehet në postin e ministrit. Taravari ka thënë se Gostivari ka nevojë që të çlirohet nga rrjeta e krimit që është instaluar nga pushteti i BDI-së në komunë, i udhëhequr nga Nevzat Bejta.
Taravari theskoi se fitorja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që mbahen më 29 tetor është shumë pranë. Reagimi i Taravarit vjen pikërisht pas deklaratës të kryeministrit Zaev, i cili i dha mbështetje dhe loboi për kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta.
Taravri edhe përmes një postimi në FB ka njoftuar se mijëra persona i janë bashkuar projektit “Gostivari i Pari”, dhe me këtë sipas tij, fitorja në Gostivar është e padiskutueshme.
Ja postimi i plotë i Taravarut në Facebook:
Miq, më lejoni t’ju jap lajmin se numri i anëtarëve të projektit “Gostivari i Pari” ka arritur shifra rekord duke thyer çdo mit politik apo etnik, dhe duke pasur vetëm një ideal: Gostivarin!
Qindra e mijëra qytetarë të Gostivarit janë bashkuar nismës tonë, duke më bërë kështu krenar çdo sekondë që kam fatin të jem pjesë e këtyre njerëzëve.
Fitorja tashmë as që diskutohet, pasi nuk kishte asnjë dyshim se të gjithë gostivarasit e kanë Gostivarin të Parin!
Ndryshe, mbrëm në Gostivar kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev në fjalimin e tij potencoi që me Nevzat Bejtën janë miq të vjetër dhe se në Gostivar ndodhet për t’i dhënë mbështetje në realizimin e programit parazgjedhor si Kryetar i Gostivarit.
“Erdha sonte të kërkoj mbështetje. Gostivari vite më parë ndodhej në situatë të palakmueshme. Kishit Kryetar komune i cili publikisht fliste për atë që nuk bënte, por dinte edhe të lavdëroi atë që bënte dhe paraardhësin tim e vendosi në pozitë të palakmueshme. Unë kam ardhur sot këtu të kërkoj mbështetje por edhe të jap fjalë! Nevzat Bejta është shoku im, miku im i mirë! Kaluam shumë sfida së bashku. Në vitin 2005 me fillimin e decentralizimit filluan garat në mes komunave. Strumica ime llogaritej ndër më të suksesshmet. Dy herë pësuam humbje nga Nevzat Bejta dhe Gostivari”, tha Zaev./Almakos

