Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka demantuar se partia e tij do të braktisë koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve lokale, përcjell Fol.
Sela në një deklaratë për Alsat-M tha se bëhet fjalë për një spekulim të përhapur nga Bashkimi Demokratik për Integrimin për nevojat e zgjedhjeve lokale.
”Bëhet fjalë për dezinformata që i përhap BDI në funksion të zgjedhjeve lokale duke dëshiruar t’i frikësojë njerëzit, ashtu siç ka vepruar gjithmonë. Ajo nuk është aspak e saktë sepse për ato çështje nuk vendos BDI. Ne në qeveri jemi bartësit kryesor të reformave që ajo i bën dhe ne jemi garantues të reformave. Nuk mundet garantues të reformave të jetë një subjekt politik i cili ka krijuar probleme siç është BDI. Sepse, bëhet fjalë vetëm për spekulime dhe propaganda të BDI-së, asgjë më shumë”, ka shtuar Sela.

