Ekstradimi i dy ish-funksionarëve të DSK-së, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, nga Greqia për në Maqedoni, do të zhvillohet në suaza të konventave evropiane për ekstradim. Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili theksoi se shpreson që marrëveshjet ndërkombëtare do të shfrytëzohen dhe se Ministria e Drejtësisë do të bëjë punën e saj.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
Dua t’u drejtoj tek ministria e drejtësisë si institucion kompetent që do të udhëheq procedurën. E dyta, pritjet janë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe standarde, në raste të këtilla do të respektohen në procedurë të rregullt dhe në afat të rregullt për respektimin e rregullave. Nuk mund të komentojmë deklarata, për shkak se në vijim është procedura gjyqësore dhe ta lëmë të njëjtën që të vijojë.
Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë thonë se kanë filluar me mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm për kërkimin e ekstradimit të Grujovskit dhe Boshkovskit. Maqedonia dhe Greqia nuk kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim, ndërsa sç kanë njoftuar nga ministria e drejtësisë, do të zhvillohet me Konventën evropiane për ekstradim. Dy ish-nëpunësit e DSK-së u arrestuan në Selanik, ku siç njoftuan mediat greke, me pashaporta dhe identitete të rrejshme. Por në ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materie penale theksohet se
LIGJI PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
“Kërkesa për ekstradim dhe dokumentet e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë nga dita e sjelljes së vendimit për paraburgim për shkak të ekstradimit”.
Grujovski dhe Boshkovski prej mbrëmë dodhen në paraburgim në Greqi, ndërsa sipas ligjit organi i bredshëm gjyqësor i cili ka shkruar fletarrest ndërkombëtar, të gjitha dokumentet në origjinal ose kopje të verifikuara bashkë me kërkesën për ekstradim duhet t’i dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila më tej i dërgon në organet kompetente në Greqi. Në këtë rast dokumentet duhet ti përgatisë Gjykata e apelit e cila në qershor dha urdhër për zbatimin e paraburgimit të Boshkovskit dhe Grujovskit. /Mefail Ismaili

