Edhe pse tanimë ka filluar fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale BDI ende nuk ka bërë publike marrëveshjen për koalicion me LSDM-në sipas të cilët dy partitë mbështesin kandidatët e njëra tjetrës. Marrëveshja e këtillë e nënshkruar nga Zaev dhe Ahmeti nuk dihet nëse ekziston pasi e njëjta ende nuk është publikuar edhe pse në të njëjtën thirrej edhe vetë Ahmeti kur nga votuesit shqiptarë kërkonte që të mbështesin kandidatët e LSDM-së.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË (07.10.2017)
“Ne kemi bërë marrëveshje partneriteti si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal me LSDM-në. Politika është interes dhe ne jemi të zgjedhur për të mbrojtë interesat e komunitetit që përfaqësojmë ne”
Madje shefi i shtabit komunal zgjedhor në Çair, Bujar Osmani, gjatë prezentimit të kandidatit të përbashkët të BDI-së dhe LSDM-së në këtë komunë, Visar Ganiut, ishte edhe më decid duke thënë se koalicionet bëhen mbi baza të programeve të përbashkëta dhe jo në prapaskenë.
BUJAR OSMANI, SHEF I SHTABIT ZGJEDHOR ÇAIR (18.10.2017)
“Sot çairasit mund saktë të dallojnë se kush ka program, kush ka kandidatë më të sinqertë dhe më të ndershëm. Ata arijnë të dallojnë se koalicionet bëhen mbi bazë të programesh dhe jo mbi bazë prapaskene për mbrojtje të kolltuqeve”
Por, as Osmani dhe Visar Ganiu e as zyrtarët dhe kandidatët e LSDM-së nuk publikuan ndonjë marrëveshje me shkrim për çka së fundmi akuzuan dy partitë shqiptarë Lëvizjen BESA dhe Aleancën për Shqiptarët.
Por, këta të fundit demantuat akuzat e tilla nga BDI duke publikuar marrëveshjen për koalicionim në rrethin e dytë në bazë të së cilës Lëvizja BESA do të mbështesë kandidatët e Aleancës aty ku ata do të përballen me BDI-në, si dhe Aleanca për Shqiptarët do të mbështesë kandidatët e Besës në komunat ku kanë hyrë në rreth të dytë po ashtu kundër kandidatëve të BDI-së. /Arben Zeqiri

