Author: almakos

19 October Para pak çastesh ka ndodhur një rrahje masive në afërsi të tregut të Bit Pazarit. Sipas informatave tona bëhet fjalë për përleshjen e tifozëve të Vardarit me gjithçka që u ka dalë përpara. Deri tek incidenti ka ardhur pasi tifozët e Vardarit të dëshpëruar nga humbja e madhe që ka pësuar ekipi i tyre Vardari nga Real Sociedat 0:6, kanë sulmuar çdo gjë që kanë gjetur para tyre, duke thyer dhe demoluar edhe autobusët urban, por kanë sulmuar edhe personat që kanë hasur në rrugë. Raportohet edhe për të lënduar, megjithatë numri i saktë i tyre nuk dihet…

Lexo më Shumë

Edhe në Likovë tashmë koalicioni mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, ka filluar takimet me qytetarë. Në këtë takim prezantojnë nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, i shoqëruar nga kandidati i kësaj partie për Komunën e Likovës, Bekim Afuzi, ndërsa nga Lëvizja BESA prezantojnë kandidati për kryetar komune, Shaban Zendeli i cili do të përballet në rrethin e dytë me kandidatin e BDI-së, Erkan Arifi, si dhe anëtari i Lëvizjes BESA, Arijanit Hoxha.

Lexo më Shumë

Një ditë pas koalicionit zyrtar mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, në Saraj sonte është organizuar takim me qytetarët. Në këtë takim janë shfaqur të bashkuar para qytetarëve të Komunës së Sarajit, kandidati i Lëvizjes BESA, Bashkim Bakiu dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ekrem Alija. Alija i falenderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë në rrethin e parë, dhe kërkoi që angazhim edhe më të madh për kandidatin e BESËS, Bashkim Bakiu i cili do të garojë në rreth të dytë me Blerim Bexhetin e BDI-së.

Lexo më Shumë

19 October Talebanët kanë rritur presionin ndaj forcave qeveritare afgane, shënjestër e tre sulmeve në 48 orë, ku i fundit ndodhi sot duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 ushtarëve pas një sulmi kamikaz në bazën e tyre në jug të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 60 ushtarë ndodheshin në bazë ku 43 janë vrarë, nëntë janë plagosur dhe gjashtë kanë rezultuar të zhdukur. Një zyrtar lokal ka njoftuar për 50 të vdekur dhe 20 të plagosur. Një burim lokal thekson se autorët e sulmit kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në këtë bazë. Sulmi ndodhi në orën lokale 02:50 kur një grup kryengritësish kanë sulmuar bazën…

Lexo më Shumë

19 October Katër të dyshuar për vjedhjen në bankën “Tutunska” pranan fajin në gjykatë. Ata vetë u shprehën fajtor se me paramendim dhe disa herë rrishtas, kanë shfrytëzuar pozitën e tyre dhe duke njohur procesin e punës së bankës, në mënyrë të jashtligjshme kanë përvetësuar mjete me vlerë prej 400 mijë frankësh zviceriane dhe 375 mijë eurosh. Në datën 10 prill poashtu kanë vjedhur 2 milion franka zviceriane dhe 270 mijë euro. Edhepse pranuan përgjegjësinë për lëndët për të cilat ngarkohen, të akuzuarit nuk treguan se çfarë kanë bërë me paratë. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për në datën…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vdekjes së Presidentit të parë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Alija Izetbegoviç, sot në varrezat e dëshmorëve “Kovaçi” do të vendosen kurora lulesh në varrezat qendrore të dëshmorëve në BeH dhe në tyrben e Alija Izetbegoviçit, raporton Anadolu Agency (AA). Alija pas vetes ka lënë vepra të mëdha Alija Izetbegoviç ka lindur më 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac. Ai rrjedh nga një familje e shquar bejlerësh që jetonte në Beograd dhe e cila u shpërngul në Bosanski Shamac në vitin 1868. Në moshën dy vjeçare babai i tij Mustafa,…

Lexo më Shumë

Liderët e dy pative shqiptare të cilët dje arritën marrëveshje për koalicion për rretin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë publikuar dokumentin ku zotohen se do të bashkëpunojnë në interes të shqiptarëve për fuqizimin e votës shqiptare. Kjo është marrëveshja e nënshkruar nga dy liderët, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët: Duke u nisur nga vullneti i lirë për të respektuar kërkesën e popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe duke e dëgjuar kërkesën e opinionit vullnetmirë në vend, partitë politike shqiptare: Lëvizja BESA – Shkup, e përfaqësuar nga Bilall Kasami dhe Aleanca për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Marrëveshja mes dy partive buron nga vullneti i popullit dhe verdikti i tij i shprehur më 15 tetor. Kështu u shprehën në emisioni n “Studio e hapur”, shefat e shtabeve zgjedhore të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, Elmi Aziri dhe Afrim Gashi mbi marrëveshjen e arritur mes dy partive. Afrim Gashi nga Lëvizja BESA tha se dy partitë nuk i ka bashkuar frika nga koalicioni BDI-LSDM, ndërsa shtoi se me koalicionin LSDM-BDI është bërë një ndërhyrje e thellë e subjekteve politike maqedonase në vullnetin politik të shqiptarëve. AFRIM GASHI, LËVIZJA BESA “Dhe tash po na ndodh për herë të…

Lexo më Shumë

Pas kapjes së Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit në Selanik të Greqisë, policia dhe Ministria e Drejtësisë po presin njoftimin zyrtar të policisë greke dhe Interpolit për arrestimin, që t’u shërbejë për të nisur procesin e ekstradimit. Policia paralajmëroi detaje të arrestimit gjatë ditës, por deri më tani ende nuk dihet se në çfarë mënyrë janë kapur dy të arratisurit e akuzuar për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit. Jozyrtarisht mësohet se të akuzuarit, ish të punësuar në DSK,  janë kapur gjatë tentativës së tyre për të kaluar në ndonjë shtet të BE-së, me pasaporta të rrejshme bullgare. Me hyrjen në…

Lexo më Shumë

Nëse flamuri i Republikës së Maqedonisë, gjatë zgjedhjeve parlamentare, nuk ndodhej në mesin e flamujve tjerë të vendosur në selinë e BDI-së. Gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, ai ka zënë vend në këto hapësira të selisë.I pyetur lidhur me këtë, si dhe nëse BDI pas koalicionimit me LSDM-në, po e ndryshon kursin politik dhe nga kërkesat puro etnike po koncentrohet në konceptin qytetar, si dhe nëse BDI do të kërkojë votat e simpatizuesve edhe të VMRO-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve, zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së, u përgjigj kështu. ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I SHTABIT ZGJEDHOR TË BDI-SË“Unë jam…

Lexo më Shumë

Njëjtë sikur sot LSDM-në dhe Zaevin, Ahmeti për 9 vjet radhazi mbronte dhe arsyetonte VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevski. Përveç se gjatë bashkëqeverisjes 9-vjeçare, Ahmeti dhe BDI kanë mbrojtur Nikolla Gruevskin edhe në momentet vendimtare dhe më të vështira për karrierën e tij politike. Që nga shpërthimi i krizës politike dhe aferës së përgjimeve, Ahmeti nuk u ndje aspak i tradhëtuar, por përkundrazi e arsyetonte Gruevskin dhe Qeverinë duke thënë se gjëra të tilla ndodhin edhe në vendet e tjera të botës. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “BDI nuk do ngre padi ndaj asnjë institucioni. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe…

Lexo më Shumë

19 October Konsullata e Maqedonisë në Greqi tashmë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për arrestimin e dy agjentëve të DSK-së, Goran Gruejevski dhe Nikolla Boshkovski, që të dy të dyshuar të PSP-së, të cilët gjatë tentativës për të kaluar kufirin grek kishin përdorur identitete të rrejshme si shtetas bullgar si Kristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan. Pas njoftimit zyrtar, institucionet vendase kanë bazë për fillimin e procedurave për ekstradim. Fillimisht ministria e Drejtësisë do të kërkoj nga dikasteri i Brendshëm të dhënat për të akuzuarit, më pas nga Gjykata Apelit do të kërkojë dokumentet të cilat vërtetojnë akuzat ndaj…

Lexo më Shumë