Nëse flamuri i Republikës së Maqedonisë, gjatë zgjedhjeve parlamentare, nuk ndodhej në mesin e flamujve tjerë të vendosur në selinë e BDI-së. Gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, ai ka zënë vend në këto hapësira të selisë.
I pyetur lidhur me këtë, si dhe nëse BDI pas koalicionimit me LSDM-në, po e ndryshon kursin politik dhe nga kërkesat puro etnike po koncentrohet në konceptin qytetar, si dhe nëse BDI do të kërkojë votat e simpatizuesve edhe të VMRO-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve, zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së, u përgjigj kështu.
ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I SHTABIT ZGJEDHOR TË BDI-SË
“Unë jam zëdhënës i kësaj fushate dhe në këto hapësira prej kur kam ardhur e kam gjetë të rregulluar kështu këtë hapësirë. Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësuese autentike e interesit politik të shqiptarëve në Maqedoni.”
Pasi kjo përgjigje e Ademit, hutoi gazetarët, pyetja e rradhës ishte, a do të thotë kjo se për BDI-në janë të padëshirueshme votat e VMRO-së në Çair dhe Tetovë? E ndërsa përgjigjja e Ademit tanimë ishte më e qartë. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, që të mbështesin kandidatët e BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Pyetje; A do të thotë kjo se nuk i doni votat e VMRO-së në Çair dhe Tetovë?
ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I SHTABIT ZGJEDHOR TË BDI-SË
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të mbështesin kandidatët tanë, të cilët janë kandidatë me kredibilitet personal, familjar, profesional, janë kandidatë të cilët kanë përvojën e duhur, janë kandidatë të cilët ofrojnë program të qartë, konkret, real, ambicioz, dhe ne kërkojmë mbështetje për këtë prej qytetarëve”
Ademi foli edhe mbi fitoren e thellë të BDI-së në rrethin e dytë, duke shtuar se BDI ka marrë dyfishin e votave në krahasim me oponentët, të cilët tashmë kanë bërë koalicion.
ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I SHTABIT ZGJEDHOR TË BDI-SË
“Shifrat janë të qarta, numrat janë të qartë. Fitorja e BDI-së është e bardhë si vetë kjo ditë. …Bashkimi demokratik për integrim ka shënuar fitore duke I lënë larg, duke e marrë dyfishin e votave për dallim nga oponentët e saj.”
Por, pavarësisht kalkulimeve të Ademit dhe BDI-së, Televizioni Shenja, sjell shifrat nga analizat e rezultateve të arritura në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 tetor. Nga këto analiza, bashkimi i partive opozitare shqiptare, pritet të sjellë fitore pothuajse në të gjitha komunat ku Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët garojnë me BDI-në. Ajnur Bafqari /SHENJA/

