19 October
Konsullata e Maqedonisë në Greqi tashmë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për arrestimin e dy agjentëve të DSK-së, Goran Gruejevski dhe Nikolla Boshkovski, që të dy të dyshuar të PSP-së, të cilët gjatë tentativës për të kaluar kufirin grek kishin përdorur identitete të rrejshme si shtetas bullgar si Kristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan. Pas njoftimit zyrtar, institucionet vendase kanë bazë për fillimin e procedurave për ekstradim. Fillimisht ministria e Drejtësisë do të kërkoj nga dikasteri i Brendshëm të dhënat për të akuzuarit, më pas nga Gjykata Apelit do të kërkojë dokumentet të cilat vërtetojnë akuzat ndaj Grujovskit dhe Boshkovskit, për të krijuar kështu bazë për nënshkrimin e kërkesës për ekstradim. Edhe, ish kryeshefi i policisë Ljubomir Gjurçevski thekson se fillimisht duhet vërtetuar identiteti i tyre, pasi që dyshohet se të njëjtit të kenë pasur edhe pasaporta bullgare.
Tani duhet që fillimisht të presim që ministria e Drejtësisë, nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare apo nga shërbime e Interpolit, të njoftohet se personat me identitetin e caktuar janë arrestuar në Selanik, kjo me qëllim fillimit të procedurës së vërtetimit fillimisht të identitetit të vërtetë- deklaroi Ljubomir Gjurçevski, ish kryeshef i policisë.
Dy të akuzuarit e Speciales mund të kërkojnë azil politik, por Gjykata greke përsëri do të vendos nëse i takon ose jo. Në rast se Grujevski dhe Boshkovski posedojnë pasaporta të shteteve tjera, kjo do t’i mundësojë të akuzuarve të kërkojnë azil politik në atë vend ku paraqiten si shtetas. Gjurçevski sugjeron që shërbimet vendase tani të kenë kujdes edhe më madh ndaj të akuzuarve të PSP-së, pasi sipas tij arrestimi i Grujevskit dhe Boshkovskit mund të nxisë të akuzuar të tjerë të arratisen nga vendit.
Arrestimi i tyre mund të sjell edhe lëvizje tektonike brenda partisë së cilës i takojnë, në kuptimin e asaj që të gjithë ata që janë pjesë e hetimeve para hetimore ose hetimore të PSP-së mund të tentojnë të largohen nga Maqedonia- shtoi Ljubomir Gjurçevski.
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski që nga korriku ndodheshin në arrati. Policia deri më tani kishte hetuar disa lokacione, duke mos mohuar mundësinë që të njëjtit të kenë edhe identitete tjera por me pasaporta maqedonase si pasojë e natyrës së punës në shërbimet e sigurisë.
Adrian Kerimi

