Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Çair, i cili kishte shkuar të bëjë fushatë për kandidatin e BDI-së, partnerit të koalicionit të LSDM-së, Visar Ganiu, nuk ishte edhe e këndshme. Një qytetar i Çairit ia thot në sy: “Nëse nuk i burgos këta kriminelë (të BDI-së), nuk do të votojmë më”.
Unë do të parashtroj edhe një pyetje shumë të rëndësishme, ka të bëjë me këta kriminelët. I shoh, shëtisin nëpër rrugë! Un po të kisha bërë një krim prej 20 Eurove, do të më burgosnit. Kanë vjedhur miliarda, shëtiten dhe sillen me egërsi ndaj qytetarëve, duke i gënjyer ata që përsëri të vijnë në pushtet. Përderisa nuk vepron si Kryeministër, që të të duan të gjithë, e t’i burgosësh kriminelët, nuk do t’u votojmë më!

